PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Agjent shitje në sektorin IT



CK Development
29.05.2014, 18:55
Agjent shitje në sektorin IT

Profili i kompanisë
CK Development është një kompani me seli në Tiranë, e cila është e fokusuar në katër shërbime kryesore: Konsulencë në IT, Aplikacione me porosi, Sisteme Gjeo-Informatike (GIS) dhe Your Web.

Përshkrimi i punës
Kërkohet një agjent shitje në sektorin IT për të kryer shitje të shërbimeve IT, aplikacioneve për biznese dhe faqeve web.

Detyrat/Përgjegjësitë


Gjen dhe kontakton klientë të rinj në lidhje me produktet dhe shërbimet e përcaktuara nga kompania për shitje.
Prezanton në mënyrë profesionale sipas modelit të përgatitur nga kompania, produktet dhe shërbimet që ofrohen ndaj klienteve.
Përgatit raportet ditore mbi takimet e kryera me klientët.
Përgatit planin ditor të punës.
Punon për të arritur objektivat e shitjes të përcaktuara nga kompania.


Kualifikime/Eksperience


Eksperiencë pune të mëparshme në fushën e shitjeve.
Eksperienca në shitje në sektorin IT është avantazh.
Aftësi të mira ndërpersonale dhe komuniuese.
Aftësi negociuese dhe bindëse.
Aftësi të mira në të shkruar dhe të folur.


Kontaktoni me e-mail duke derguar CV-ne: ckd.jobs@ckd.al