PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik



ManeTCI
27.05.2014, 14:25
Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Inxhinier Mekanik.

Bashkojuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.

PERGJEGJESITE:



Ndjek ecurinë e punimeve mekanike në faza, që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim perfundimtar,
Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkontraktorëve mekanik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt,
Përgatit ose kordinon të gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vendase,
Rishikon dhe harton koston e instalimeve mekanike duke përgatitur preventivin total,
Identifikon tregun e materialeve dhe të instalatorëve mekanike vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentet e tjera për mënyrën e përzgjedhjes,
Koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore,
Aprovon përdorimin e materialeve që implementohen në kantier,
Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve mekanike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit,
Harton dhe kontrollon situacionet mujore,
Harton dhe mbikqyr mirëmbajtjen periodike të sistemit instalimeve mekanike gjatë fazës së shfrytezimit,
Përpilon dhe kordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të instalimeve mekanike,
Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet mekanike,
Përgatit dosjet për lejet në institucionet përkatëse në kohën e duhur,
Detyra të tjera që i ngarkohen.

KERKESAT:

InxhinerMekanik me 5 - 7 vjet eksperiencë, eksperiencë në HVAC, sisteme elektrike,ventilim, teknikat e ftohjes etj..
Aftësinë koordinimin e punimeve mekanike, hidrosanitare, ventilim, teknikat e ftohjesetj..
Aftësiprojektimi,
Aftësishumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale,
Tëketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin eprojektit,
Eksperiencënë CAD dhe MS është një avantazh, si dhe aftësia për të lexuar projektet dhespecifikimet,
Njohurinë përpilim kontratash në sipërmarje për instalimet elektro-mekanike.


TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE: burime.njerezore@manetci.al



Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.



Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 25 Qershor 2014.