PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Oficer Risku



Unioni Jehona
17.05.2014, 10:34
http://unionijehona.org/templates/mp_woffice/images/Page-BgGlare.png

Unioni I Shoqerive Kursim Jehona kërkon të punësojë OFICER RISKU


Roli kryesor i punes se Oficerit te Riskut eshte identifikimi dhe eliminimi i cdo risku qe mund te coje ne humbje apo demtim te aseteve te shoqerive te kursim kreditit apo ne detyrime ligjore. Qellimi i manaxhimit te riskut eshte te mbroje shoqerine e kursim kreditit, anetaret e saj, reputacionin, asetet dhe te gjithe kontribuesit duke identifikuar, vleresuar, dhe manaxhuar te gjitha kercenimet ne arritjen e objektivit te biznesit te shkk-se. Puna e oficerit te riskut eshte identifikimi dhe pakesimi i kercenimeve apo risqeve, te hartoje plane per te menjanuar risqet ne te ardhmen dhe te hartoje plane specifike nese gjerat shkojne keq, duke vendosur se si te menjanoje, te ule ose te trasferoje risqet.


Pergjegjesite:

1- Planifikimin, hartimin dhe zbatimin e nje procesi te pergjithshem te manaxhimit te riskut per Shoqerite e Kursim kreditit
2- Te asistoje Bordet Drejtuese te shoqerive te kursim kreditit ne hartimin e nje strategjie per manaxhimin e riskut
3- Te zhvilloje vleresime te rregullta risku per shoqerite e kursim kreditit , qe perfshin analizen e riskut dhe identifikimin e matjen e efektit te riskut ne biznesin e shkk-ve
4- Raportimin e riskut ne nje menyre te pershtatshme tek: Bordi i Drejtoreve ne menyre qe ata te kene te qarte risqet me te medha; tek menaxhimi per t'u siguruar qe ata jane te qarta me risqet prezente
5- Te hartoje politika kontrolli dhe plotesim te standarteve duke perfshire lidhjet e kontrollit te jashtem dhe te brendshem
6- Te organizoje trainime te vazhdueshme per te rritur ndergjegjesimin e stafit ne lidhje me riskun brenda Shkk-se

Kandidati i suksesshem:

1- Aftesi shume te mira komunikimi dhe prezantimi
2- Aftesite analitike dhe per te zgjidhur problemet per te identifikuar riskun e mundshem dhe per te gjetur zgjidhjen e pershtatshme
3- Nje eksperience pune per te pakten 3 vjecare ne fushen e manaxhimit te riskut, sigurimeve, apo ligjore
4- Aftesi planifikuese dhe organizuese
5- Diplome Universitare ne ekonomi , ose drejtesi
6- Aftesi shume te mira ne perdorimin e programeve kompiuterike si Excel;Word dhe Power point

Personat e interesuar jane te lutur te dergojne CV e tyre elektronikisht ne adresen: atefa@unionijehona.org ose ne adresen postare: Rr. Dervish Hima, Pll. 8, Ap. 5, Tirane