PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtor Dege ne Rajonin Tirane



Union Bank
15.05.2014, 09:29
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.
Sot Union Bank ka rreth 300 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojen per Drejtor Dege ne Tirane ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion kerkues.



Drejtor Dege
ne Rajonin Tirane (perfshire dege periferike)

Qellimi i pergjithshem i punes: Nen drejtimin e Drejtorit Rajonal, drejton te gjitha aktivitetet e deges per arritjen e objektivave vjetore ne drejtim te zhvillimit te biznesit, shitjeve dhe sherbimit, si dhe operacioneve ne dege.

Pergjegjesite kryesore perfshijne:

Eshte pergjegjes kryesor per koordinimin e punes ne dege me qellim realizimin e objektivave te biznesit te vendosura per degen.
Konform biznesplanit te bankes per degen dhe ne bashkepunim me Drejtorin Rajonal dhe/ose Drejtorine e Pergjithshme, detajon planin e nevojshem te veprimit per te arritur rezultatet e kerkuara nga banka ne volumin e depozitave, volumin e kredive, komisioneve dhe shtimin e klienteles.
Organizon takime me kliente ekzistues dhe potenciale me qellim qe te promovoje produktet dhe sherbimet e ofruara nga banka, ne perputhje me objektivat e vendosur dhe planin e biznesit te bankes.
Ndjek ecurine e personelit te deges dhe ne bashkepunim me Shefin e Operacioneve siguron qe puna e tyre te jete ne perputhje me standartin e bankes ne sherbim, shitje dhe perputhshmeri operacionale.
Ne bashkepunim me Shefin e Operacioneve organizon mbledhje periodike me personelin per te garantuar nivelin e duhur te familjarizimit me produktet dhe procedurat operacionale te bankes.
Ben vleresimin e performances se Shefit te Operacioneve dhe ne bashkepunim me kete te fundit, merr pjese ne procesin e vleresimit te stafit operacional te Deges.
Ndjek ne menyre te vazhdueshme punen e Deges dhe garanton perputhjen e veprimtarise se deges me procedurat dhe standartet e Bankes.
Ben kontrollin dhe autorizimin e veprimeve te deges ne perputhje me nivelin e autorizimit qe i takon pozicionit.
Koordinon punen me Shefin e Operacioneve me qellim qe te siguroje se Dega zbaton me perpikmeri procedurat operacionale qe kane te bejne me: Sistemet e kontrollit te brendshem, Detyrimet per raportimet mujore ne Departamentet perkatese, Marredheniet me Klientet etj.
Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:

Diplome e Fakultetit Ekonomik ose fusha te lidhura me te.
Eksperience e meparshme pune ne sektorin bankar per te pakten 5 vjet.
Eksperience e meparshme ne menaxhim, organizim, kontroll per te pakten 2 vjet.
Njohuri te thella te teknikave te shitjes dhe operacioneve bankare.
Aftesi te tjera:

Aftesi te forta komunikimi verbale, te shkruara, analitike dhe nderpersonale.
Aftesi per te drejtuar dhe motivuar stafin.
Aftesi te mira organizative, menaxhuese dhe koordinuese.
Aftesi te mira shitjeje dhe negocimi.
Njohuri te mira te gjuhes Angleze.
Perdorim shume te mire te programeve te paketes Office, Excel, Word etj.
Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 25 Maj 2014:

Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
CV
ne njeren nga adresat e meposhtme:

Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane

Fax: +355 4 2272 880

E-mail: hr@unionbank.al (hr@unionbank.al)

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.