PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune part time Ekspert



Unioni Amaro-Drom
13.05.2014, 11:05
THIRRJE PËR EKSPERT

Unioni për Zhvillimin dhe Integrimin e minoritetit Rom në Shqipëri ‘Amaro-Drom”, në kuadër të projektit “Përmirësim i qëndrueshëm i jetës së komuniteteve Rome në Shqipëri” i financuar nga We Effect, i cili zbatohet në qarkun e Lushnjes ( Grabian, Plug, komuna Dushk) dhe Beratit (Moravë) kerkon të punësojë ekspert per kryerjen e nje studimi/Vlerësimi nevojash në fushën e agrikulturës. Qëllimi kryesor i këtij studimi do të jete identifikimi i kufizimeve dhe mundësive për përmirësime të Romëve të përfshirë në agrikulturë. Bazuar në këto gjetje Amaro-Drom do të ketë mundësi të sigurojë më shumë mbështetje për komunitetet e targetuara në të ardhmen.
Kriteret e perzgjedhjes:
1.Eksperience profesionale disa vjecare në fushën e kërkimit dhe studimit.
2.Eksperience pune ne fushën e agrikulturës.
3.Njohës i minoritetit Rom.
4.Te permbushe Termat e References Bashkangjitur.

Ftohen te gjithë të interesuarit të dergojnë CV-të e tyre dhe shprehjen e interesit në këtë adrese e-maili amarodrom@abissnet.al, brenda datës 19 Maj 2014, ora 12:00.
Vetëm kandidati i përzgjedhur do të njoftohet.