PDA

View Full Version : Berat, ofroj vend pune Menaxher i marrjes ne sigurim ne Berat



SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a
09.05.2014, 14:10
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a shoqëri sigurimi njofton për 1(nje) vend vakant si:



Manaxher shitje, Dega Berat
- Të jetë përgjegjës për promovimin dhe shitjen e produkteve të sigurimit.
- Të menaxhojë databazën e kontakteve me klientët.
- Të raportojë ecurinë e shitjeve, përfshirë kontaktimin e klientëve, rezultatet e arritura dhe krahasimin me objektivat.
- Të hartojë strategji konkrete dhe planifikojë punën në mënyrë sistematike.
- Të komunikojë rregullisht me departamentet për të mundësuar përpilimin e ofertave dhe prezantimeve serioze ndaj klientëve.
- Te ketë informacion të plotë mbi Kompaninë dhe te gjitha produktet.
- Te informojë klientet ekzistues për produktet/ofertat e reja.
- Të propozojë teknika të reja promovimi/shitjeje.
Kualifikime/ Kërkesa:
- Diplomuar në Ekonomi dhe Inxhinieri.
- Kandidati duhet të ketë jo më pak se 3 vjet eksperience në punë.
- Njohuri shume te mira kompjuterike ne programet e paketës Microsoft Office, e-mail, internet.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, analizuese, drejtuese, monitoruese dhe vlerësuese, i përkushtuar dhe dinamik.
- Mosha deri ne 40 vjeç.

Të interesuarit, brenda datës 25.05. 2014 të sjellin nje C.V. me fotografi, 2 referenca dhe një Letër Motivimi pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. me adresë Qendra e Biznesit SIGAL, Bul. Zog I, Nr. 1, Tiranë ose me e-mail tek info@sigal.com.al
Për cdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.

Tel. : 042233308