PDA

View Full Version : Fier, ofroj vend pune Koordinator Teknik



ABCom HR
07.05.2014, 10:35
E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, provideri i parë në Shqipëri, i cili prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.

Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon te rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Koordinator Teknik”, ne degen e saj ne qytetin e Fierit.

Përgjegjësitë:
· Koordinon punet me strukturen Teknike dhe dergon raport tek menaxheri i Deges ne menyre ditore/javore/mujore
· Pike kyce per ruajtjen dhe permirsimin e standarteve teknike ne Dege
· Monitoron respektimin e standarteve te Sigurise ne pune dhe ndihmon ne paisjen me mjetet e nevojshme stafin
· Kordinon veprimtarine per optimizim dhe rollout si ne HFC dhe ne FO
· Zgjidh problematika qe lidhen me rrjetin HFC dhe FO dhe administron me kujde dokumentacionin Teknik te ketyre ndryshimeve
· Konfiguron dhe teston STB, modema dhe raporton mbi keto
· Merret me zgjidhjet e teknologjise se HE, switches, routers, cmts, EQAM, PS system, AP, etj
· Realizon instalime, konfigurime dhe mirembajtjen e klienteve ekzistues nese kerkohet
· Hap/Mbyll TT per suport dhe ploteson Skeden Teknike ne koordinim me stafin qendror


Profili:


Diplome e shkolles se larte ne IT ose fushen e telekomunikacionit
Njohuri te thella teknologjike mbi produktet dhe sherbimet e ABCom, ashtu si edhe mbi teknologjine FO, HFC, CMTS, router switching, firewall/vpn solutions, modems, EQAM-s, etj
Sens i larte pergjegjshmerie dhe raportimi
Aftesi shume te mira komunikuese, organizative


Do të konsiderohet avantazh:


Eksperienca pune të ngjashme


Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në zyrat e ABCOM në adresën : Abcom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.



Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.