PDA

View Full Version : Tirane, njoftim Ftese per oferte per paisje ICT



SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi
05.05.2014, 15:54
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
Puna në SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri bazohet në katër principe: Nëna, Vëllezër dhe Motra, Shtëpia, Fshati.





Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri ka hapur ftesën për ofertë me objekt:






Blerje paisje ICT.




Ftesëpër Ofertë





Tirane me, 05.05.2014


Ju njoftojmë se shoqata SOS-fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, ka hapur ftesën për ofertë me Objekt:


Blerje Pajisje ICT
Oferta juaj, në një zarf të mbyllur dhe të vulosur, në formatin e kërkuar do të adresohet dhe paraqitet në:

SOS-Fshatrat e Fëmijëve, Zyra Nacionale,

Adresa: Rruga: ”Mahmut Fortuzi”, nr.10, P.O.1524, Tirane

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave në SOS-Fshatrat e FëmijëveShqipëri, në adresën e mësipërme është datë 25.05.2014.

Kjo Ftesë për Ofertë është e publikuar e detajuar dhe në faqen e internetit e cila është:
www.soskd.org.al (http://www.soskd.org.al)

Per cdo pyetje ju lutem mos hezitoni t’i adresoni ne: info @soskd.org.al