PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Mjek i Ndermarrjes



ABCom HR
05.05.2014, 10:21
E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, provideri i parë në Shqipëri, i cili prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.

Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Mjek i Ndermarrjes”.

Përgjegjësitë:
· Këshillon punëdhënësin për problemet e mbrojtjes në punë, për shmangien e aksidenteve dhe të sëmundjeve profesionale, si dhe për të gjitha çështjet e mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë
· Kontrollon pranimin në punë të punëmarrësve, në përputhje me raportin mjekësor
· Organizon ekzaminimin periodik, shëndetësor, për të gjithë punonjësit, një herë në 6 muaj
· Ndjek, në mënyrë të vazhdueshme, të sëmurët kronikë, bën konsulta me mjekët e familjes dhe specialistët
· Bashkëpunon me mjekun e sëmundjeve profesionale
· Plotëson regjistrin e paaftësisë së përkohshme në punë, të aksidentit në punë dhe sëmundjeve profesionale

Profili:


Diplome e Shkolles se Larte ne Fakultetin e Mjekesise
License nga Min.Shendetesise “për ushtrimin e profesionit në fushën e mjekësisë, në profesion të lirë privat”.
Sens I larte pergjegjshmerie dhe korrektesie


Do të konsiderohet avantazh:


Eksperienca pune të ngjashme


Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në zyrat e ABCOM në adresën : Abcom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.



Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.