PDA

View Full Version : 10 këshilla për çdo lloj floku



Lady Albania
02.05.2014, 10:55
http://www.ladyalbania.al/images/articles_photos/ladyalbania-10-keshilla-per-cdo-lloj-floku-001.jpg
(http://www.ladyalbania.al/bukuria-dhe-estetika/10-keshilla-per-cdo-lloj-floku.la)

1. Flokët e larë rregullisht 2-3 herë në javë, janë më të shëndetshëm. Ajri i ndotur, yndyra dhe djersitja ndikojnë në flokët tuaja më shumë seç mund të mendoni.

2. Në qoftë se flokët i lani pothuajse çdo ditë, përmbajuni këshillës së ekspertëve, të cilët thonë se shampon duhet të hidhni në zverk, në tëmth dhe në ballë: tri pikat më të rëndësishme të cilat ndër të parat krijojnë yndyrë. Pastaj ngadalë formoni shkumën me ujë të vakët në qoftë se keni flokë normalë apo të yndyrshëm, përkatësisht me ujë të ftohtë në qoftë se flokët i keni të thata. Shampon lëreni të veprojë disa minuta dhe pastaj flokët i krihni me krehër me dhëmbë sa më të gjerë. Vetëm pasi t’i keni bërë këto veprime, lajini flokët.

3. Harrojeni shprehinë e vjetër të fërkimit të tepërt të flokëve me peshqir pas larjes. Do të ndiheni më komodë, por edhe për flokët do të jetë më mirë në qoftë se i mbështillni vetëm me një peshqir të tharë. Peshqiri i mbledh pjesën më të madhe të lagështisë nga flokët. Pas një kohe merrni edhe një peshqir të tharë dhe fërkojini me të butë flokët.

4. Intervali kohor për tharjen e flokëve me tharëse të ftohtë është midis 25 dhe 30 minutash. Në këtë mënyrë majat e flokëve nuk do të pësojnë dëmtime.

5. Vetëm pas tharjes mund të bëni krehjen e flokëve.

6. Kundër ndarjes së majave të flokëve ilaçi më i thjeshtë është rigjeneruesi shtëpiak nga e verdha e vezës dhe vaji i recinës. Që të bëni rigjeneruesin nevojitet vetëm një vezë dhe vaji i recinës. Vajin ngroheni pak dhe përziejeni pikë për pikë me vezën derisa të krijohet si majonezë e vërtetë. Flokët mos i lani, por me rigjenerues fërkoni majat e flokëve dhe mbështillini në një letër alumini. Më pas në kokë vini një kapele plastike dhe mbajeni maskën sa më gjatë të jetë e mundshme. Pastaj flokët lajini mirë.

7. Në qoftë se flokët i keni të ndara në mes, kini kujdes që kohë pas kohe vijën ta lëvizni për një centimetër majtas apo djathtas, në mënyrë që të mos bëhet një vijë e theksueshme pa flokë.

8. Në qoftë se flokët ju “shprishen”, mos provoni t’i rregulloni duke i krehur nga rrënja, por nga majat, sepse në këtë mënyrë dëmtohen më pak.

9. Në qoftë se shfrytëzoni llakun për flokë, para se të shkoni për të fjetur gjithmonë duhet ta eliminoni nga flokët, duke i krehur mirë.

10. Në qoftë se dëshironi që krehja të jetë e shkëlqyeshme dhe natyrore, mos hidhni llak drejtpërdrejt në flokë, por në krehër apo në duar dhe me to spërkatni flokët.


www.ladyalbania.al (http://ladyalbania.al/)

Dashuri dhe përkujdesje për ju

http://www.ladyalbania.al/layout/images/icon_fb_1.png (https://www.facebook.com/ladyalbania) http://www.ladyalbania.al/layout/images/icon_tw_1.png (http://www.twitter.com/ladyalbania) http://www.ladyalbania.al/layout/images/icon_rss_1 (http://www.ladyalbania.al/ladyalbania-rss.la)