PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Senior Marketing Executive



ep & partners consultancy sh.p.k
05.05.2014, 10:23
eppc kërkon një Senior Marketing Executive, për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha në fushën e shitjeve me shumicë dhe me pakicë në vend.

NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM:

Kompania është në kërkim të një kandidati i cili të hartojë strategjitë dhe buxhetet e marketingut të shoqërisë.
Ai/ajo duhet të ketë aftësi shumë të mira krijuese dhe zbatuese.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare në Marketing ose Administrim Biznes; (Diplomë Masteri përbën avantazh)
• Përvojë mbi 5 vjet në marketing;
• Përvojë në zhvillimin e planeve dhe strategjive të marketingut;
• Përvojë në planifikim dhe menaxhim buxheti të marketingut;
• Të zotëroj shkëlqyeshëm gjuhën Angleze (domosdoshmëri);
• Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike;
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe drejtuese;
• Të jetë i aftë të punoj nën presion, të ketë iniciativë dhe të marr përgjegjësi.

Përgjegjësitë Kryesore:

• Planifikon aktivitetet marketing;
• Monitoron dhe raporton mbi efektivitetin e fushatave;
• Drejton dhe mbikëqyr funksionet marketing;
• Menaxhon, motivon dhe trajnon stafin e marketingut;
• Përgjegjës për të identifikuar dhe zhvilluar klientë të rinj;
• Bën kërkime dhe analizë të tregut dhe të konkurrencës;
• Udhëheq strategjinë e marketingun për produktet e reja të hedhura në treg.

Të dhënat:

Pozicioni: Senior Marketing Executive;
Raporton tek: CEO;
I raportojnë: 1 punonjës;
Vendndodhja: Autostradë;
Orari: 40 orë në javë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 9 Maj 2014.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.