PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Asistente Marketing & Shitje



ManeTCI
23.04.2014, 10:46
Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Asistente Marketing & Shitje. Bashkojuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kon-tribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.

PERGJEGJESITE:

Plotëson dhe ruan të gjitha dokumentet administrative, kontratat, njoftimet për klientët etj, në hard copy dhe në formë elektronike.
Ndjek procedurën e firmosjes, noterizimit dhe shpërndarjes së kontratave tek palët.
Ndërton korrespondencen me klientët dhe ndjek ecurinë e pagesave me ta.
Ndjek ecurinë e pagesave nga furnitorët dhe kontraktorët, siguron arkëtimin në kohë të tyre.
Përpilon dhe dërgon njoftimet zyrtare te klientët.
Bashkëpunon dhe kordinon me zyrën e arkitektëve, financës dhe të departamentit teknik për ndjekjen e proce-durave për mirëmbajten e klientëve.
Ndihmon në hartimin e materialeve të ndryshme për marrëdhëniet me Publikun.
Kërkon informacione në lidhje me fushën e marketingut dhe të shitjeve nga burime të ndryshme, për projekte të reja .
Organizon, asiston dhe mban shënime në takimet me stafin teknik dhe klientet.
Ndihmon në prodhimin e materialit promovues, në bashkëpunim me agjencitë e reklamave.
Ndihmon në monitorimin e përmbajtjen, mirëmbajtjen e websitit dhe të rrjeteve sociale.
Siguron raportim në kohë në lidhje me proceset që ndjek.
Në një fazë të dytë, të ndjekë implementimin e buxhetit të marketingut sipas elementeve të planifikuar të tij.
KERKESAT:

Diplomë universitare, preferohet Marketing.
Eksperiencë 1-2 vjecare, preferohet të ketë performuar në detyrat e mësipërme.
Të jetë krijuese, energjike, të marrë përgjegjësi dhe të jetë e aftë të zgjidhë probleme.
Aftësi shumë të mira komunikuese, organizuese dhe koordinuese.
Aftësi shumë të mira në kompjuter duke përfshirë programet e design-it.
Të zbatojë me përpikmeri detyrat dhe të raportojë tek eprorët.
Të jetë e përkushtuar dhe e gatshme për orare të zgjatura të punës.
Të njohë gjuhën angleze (një gjuhë e dytë përbën përparësi).


TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE: burime.njerezore@manetci.al (burime.njerezore@manetci.al)
Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Prill 2014.