PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitjesh



Neptun shpk
29.04.2014, 15:12
AgjentShitjesh për Philips AVENT

NEPTUN, kompania lider për pajisjet elektro - shtëpiake në Shqipëri shpall pozicionin vakant të AGJENTIT TË SHITJEVE/SHPËRNDARËS për Departamentin e Philips AVENT - Kujdesi për nënat dhebebet!

Detyrat/Përgjegjësitë:

· Të bëjë studim tregu dhe të krijojë klientë të rinj.

· Të komunikojë dhe prezantojë të gjitha produktet që tregton Philips AVENT duke identifikuar e plotësuar nevojat e klientëve bazuar kjo në strategjinë fitim prurëse të kompanisë Neptun.

· Të kryejë vizita e të mbajë kontakte të rregullta (duke përfshirë dhe komunikimin me telefon) me klientët,që janë mjekë e farmacistë.

· Të monitorojë procesin e porosive e të bashkëpunojë me të gjitha departamentet përkatëse deri në mbërritjen e porosive tek klientët.

· Të ndjekë procedurat e pagesës.

· Të kujdeset për rregullat e Merchandising të produkteve të Philips AVENT-it.

· Të përgatisë e paraqesë në mënyrë periodike dhe / ose sipas rastit raporte në lidhje me shitjet dhe klientët si dhe të propozojë veprime që mund të ndërmerren për të përmirësuar rezultatet e kërkuara.

Aftësitë e kërkuara:

· Diplomë universitare.

· Të paktën 2 vjet përvojë në shitje të produkteve farmaceutike.

· Aftësi të shkëlqyera komunikuese e negociuese.

· Njohuritë mira të paketës Ms office dhe gjuhës angleze.

· Gadishmëri për të udhëtuar shpesh dhe Patentë shoferi të vlefshme, klasi B.

- Kandidatët e interesuar mund të paraqesin CV-në e detajuar dhe Letrën e interesit për pozicionin që aplikojnë në adresën elektronike: hr@neptun.al (hr@neptun.al)


Tel. : + 355 4 2380 002