PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist i Interkoneksionit dhe Roaming



Plus Communication
16.04.2014, 16:05
PLUS Communication është operatori i vetëm celular me kapital shqiptar dhe ka për synim të krijojë vlera për punonjësit e tij. Në ngritjen dhe fuqizimin e kësaj kompanie PLUS ka arritur të mbledhë së bashku një forcë pune profesionale, të përkushtuar, të orientuar drejt shërbimit.

PLUS është i vendosur për të mbajtur standartet më të larta të punës në krijimin e një mjedisi pune motivues në funksion të rritjes së efektivitetit të punës.

Aktualisht PLUS po kërkon të plotësoje pozicionin e lirë që ka, Specialist i Interkoneksionit dhe Roaming , në Departamentin Rregullator, Interkoneksion dhe Roaming.

Detyrat kryesore të pozicionit:


Mbajtja e marrëdhënieve me operatorët fix & mobile kombëtarë për shërbime të ndryshme të interkoneksionit (thirrje, SMS) etj si dhe ndjekje e problemeve të ndryshme të këtyre shërbimeve.
Mbajtja e marrëdhënieve me operatorët/furnitorët ndërkombëtarë për shërbime të ndryshme të interkoneksionit (thirrje, SMS) dhe roaming DCH, FCH, NRTRDË, Signalling providers, GRXetj.
Ndjekje e cështjeve të ndryshme roaming me operatorët/furnitorët roaming
Ndjekja e përditësimeve të vendimeve të AKEP që influencojnë në ecurinë e marrëdhënies me operatorët kombëtarë
Ndjekja e problematikave të cilat kërkojnë referim në Ligjin e telekomunikacionit ose rregulloreve dhe vendimeve të ndryshme te Entit Rregullator AKEP
Përditësim i numeracioneve sipas njoftimeve të operatorëvë të ndryshëm
Përditësim i destinacioneve të furnitorëve të ndryshëm dhe i tarifave përkatëse
Ndjekja e termave të kontratave të ndryshme dhe afatet kohore dhe përfshirje në problematikat qe mund të dalin gjatë proceseve operacionale.
Përfshirjë në vendosjën ë marrëdhënievë të reja roaming me operatorë të rinj dhë zgjerimin e shërbimeve roaming.
Kryen edhe detyra të tjera lidhur me punën siç i caktohen.

Kërkesat që duhet të përmbush pozicioni:



Diploma Universitare preferohet në fusha të tilla si Juridik, Ekonomik apo Inxhinieri;
1-3 vjet në eksperiencë punë të ngjashme do të përbënte avantazh;
Përvojë ligjore në rishikimin e kontratave dhë ndjekjen e negociatave;
Njohuri shumë të mira të Paketës së plotë të Microsoft Office;
Aftësi për të punuar nën presion;
Përgjegjshmëri dhe integritet të lartë;
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe të përdorimit të gjuhës Angleze.

Të gjithë të interesuarit ftohen të plotësojnë formën e aplikimit online, të cilën e gjejnë në faqen zyrtare të kompanisë (http://www.plus.al/rreth-nesh-karriera-aplikoni) dhe të dërgojnë aplikimin dhe letrën e interesit në adresën e e-mailit hr@plus.al, duke specifikuar në subjektin e-mail-it pozicioni për të cilin aplikojnë.

Data e mbylljes së aplikimeve është 23 Prill 2014.


Tel. : 0035542382500