PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Trajnues



Unioni Amaro-Drom
16.04.2014, 10:24
Unioni për Zhvillimin dhe Integrimin e Minoritetit Rom në Shqipëri ‘Amaro-Drom”, në kuadër të projektit “Përmirësim i qëndrueshëm i jetës së komuniteteve Rome në Shqipëri” i financuar nga We Effect, i cilizbatohet në qarkun e Lushnjes ( Grabian, Plug, komuna Dushk) dhe Beratit (Moravë) kerkon të punësojë për 4 sesione trajnimi nje-ditore, një trajnues që ka background profesional në fushën e organizimit, përfaqësimit, lobimit dhe advokimit. Ngritja e kapaciteteve të antarëve të Forumeve Rome ne zonat e targetuara do të jetë qëllimi i trajnimit.

Kriteret e perzgjedhjes:

1.Arsim i larte (Punë-Sociale, Mardhënie me Publikun)
2.Eksperience pune si trajnues në fushën e Lobimit dhe Advokimit
3.Njohës i çështjes Rome

Ftohen te gjithë të interesuarit të dergojnë CV-të e tyre në adresen amarodrom@abissnet.al brenda datës 23 Prill 2014, ora 16:00.


Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen.