PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Asistent Arkitekt



ManeTCI
14.04.2014, 16:28
Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Asistent Arkitekt.
Bashkojuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.



PERGJEGJESITE:

Ndjekja e punimeve brenda apartamenteve të shitura.
Ndjekja e kërkesave të klientit.
Kordinimi i punimeve civile me mekanike, elektrike.
Kordinimi i punimeve të rifiniturave, pllaka, parket, dyer, hidrosanitare.
Përgatitja e vizatimeve dhe planimetrive të njësive në përputhje me kërkesat e klientit dhe me kriteret e projektit.
Mbikqyr dhe raporton për cilësinë e punimeve të rifiniturës dhe cilësisë së materialeve.
Shkëmben informacion me Arkitektin, Përgjegjësin Teknik, Menaxherin e Projektit, Departamentin e shitjeve.
Raportimi i ecurisë së punimeve në apartamente.
Detyra të tjera që i ngarkohen.
KERKESAT:

Te zoteroje diplome universiteti ne Arkitekture.
Aftesi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur në anën funksionale dhe estetike.
Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse.
Aftësi për të punuar në skuadër.
Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
Përdorimi i paketës Auto Cad.
Preferohen kandidatë që kanë përfunduar studimet dhe që kanë deri në 2 vjet eksperiencë pune.
TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE:
burime.njerezore@manetci.al
Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
Ju lutemi bashkangjisni aplikimit tuaj edhe një portofol punësh.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 16 Mars 2014.