PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Administrator i Sistemeve



Plus Communication
10.04.2014, 12:30
PLUS Communication është operatori i vetëm celular me kapital shqiptar dhe ka për synim të krijojë vlera për punonjësit e tij. Në ngritjen dhe fuqizimin e kësaj kompanie PLUS ka arritur të mbledhë së bashku një forcë pune profesionale, të përkushtuar, të orientuar drejt shërbimit.

PLUS është i vendosur për të mbajtur standartet më të larta të punës në krijimin e një mjedisi pune motivues në funksion të rritjes së efektivitetit të punës.

Aktualisht PLUS po kërkon të plotësoje pozicionin e lirë që ka, Administrator i Sistemeve , në Divizionin Teknik.

Përgjegjësitë kryesore të pozicionit:



Personi do të jetë përgjegjës për rregullimin, monitorimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme dhe mbajtjen sa më eficente të gjendjes operacionale të sistemeve dhe serverave që ka në ngarkim;
Kryen mirëmbajtjen dhe monitorimin në bazë ditore të gjendjes së domaineve si dhe raporton të gjitha problematikat që janë të lidhura me rolet kryesore të kontrolleve të tyre;
Krijon dhe menaxhon përdoruesit ekzistues apo të rinj në të gjitha sistemet respektive për ta;
Kryen mirëmbajtjen, konfigurimin, instalimin dhe kontrollin e perditshëm të sistemeve dhe të të gjitha serverave Windows, Linux, Active Directory, që ka në ngarkim;
Modifikon elementet specifik të serverave Linux, bazuar në kërkesat teknike të departamenteve të tjera, apo kur e kërkon mirëmbajtja e tyre;
Kontrollon dhe kryen back up të logeve të të gjitha sistemeve dhe kryen raportimin e rasteve problematike tek Administratori i Back up-ve;
Kryen Troubleshooting të të gjitha problemeve që raportohen nga sistemet;
Kryen monitorimin, mirëmbajtjen, konfigurimin dhe adaptimin e software-ve të caktuara nën përgjegjësinë e tij, për procese të ndryshme të kompanisë;
Përditëson dhe ruan në mënyrë rigoroze të gjithë dokumentacion e kërkuar për proceset e punës;
Bazuar në kërkesat dhe nevojat e ndryshme që dalin kryen provizionimin e Storage dhe Virtual Machines.



Kërkesat që duhet të përmbush aplikanti:



Diplomë Universitare në Inxhinieri Elektronike ose Informatike

1-3 vjet eksperiencë pune të ngjashme, do të përbënin avantazh
Kualifikimi bazë për administrimin e sistemeve Linux (RedHat, CentOS).
Njohuritë bazë për të punuar me programet në Perl ose Shell
Eksperiencë pune me baza të dhënash dhe Query syntax
Të kenë njohuri dhe eksperiencë në sherbimet DNS, HTTP, Mail, RADIUS.
Eksperiencë pune me Troubleshooting të sistemeve
Do të përbënin avantazh njohuritë në teknologjinë Virtuale & Hypervisors, si edhe eksperienca me Sistemet e Përbashkëta të Ruajtjes & Rrjetet FC.
Aftësi për të punuar nën presion
Përgjegjshmëri dhe integritet të lartë
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe përdorimi të gjuhës Angleze

Të gjithë të interesuarit ftohen të plotësojnë formën e aplikimit online, të cilën e gjejnë në faqen zyrtare të kompanisë (http://www.plus.al/rreth-nesh-karriera-aplikoni) dhe të dërgojnë aplikimin dhe letrën e interesit në adresën e e-mailit hr@plus.al, duke specifikuar në subjektin e-mail-it pozicioni për të cilin aplikojnë.

Data e mbylljes së aplikimeve është 15 Prill 2014.


Tel. : 0035542382500