PDA

View Full Version : Supervizor për regjionin e Jugut



Exclusive Group
08.04.2014, 12:53
Kompania jonë përbëhet nga individë që kujdesen dhe bëjnë të mundur që artikujt e kompanisë ndërkombëtare Henkel të përdoren me një besim të plotë nga klientët tanë. Ne kemi nevojë të vazhdueshme për personel të kualifikuar, prandaj, ne shpallim këtë vend të lirë pune:

Supervizor për regjionin e Jugut (Fier, Vlorë, Gjirkoastër, Sarandë)


KUSHTET

• Te kenë mbaruar arsimin e lartë.
• Së paku 2 vjet përvoje pune në profesion dhe njohje të mirë tregu
• Të kenë patentë shoferi për automjete të kategorisë B

Preferohet të jetë banor i Fierit.


AFTËSITË
Kandidatët duhen të demonstrojnë ambicie dhe motivim të lartë pune; duhen të kenë aftësi të shkëlqyera ndërnjerëzore dhe komunikimi; duhen të zotërojnë programe si Microsoft Office dhe të tjera nga Windows; të kenë aftësi të punojnë në grup dhe në mënyrë të pavarur.

Kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të dorëzojnë një letër motivimi, CV me referenca, si dhe një fotografi në adresen e e-mailit hr@exclusivegroup.al. Afati i fundit për të dorëzuar dokumentacionin është 15 Prill 2014.