PDA

View Full Version : Qatar, ofroj vend pune Inxhinier i Kontrollit dhe Sigurimit të Cilësisë



Albanian HR Solutions
07.05.2014, 17:31
Kompania Albanian HR Solutions; Departamenti i Punësimit me jashtë ju ofron mundësi të mira punësimi ne Qatar.

Jemi duke kërkuar kandidat për pozicionin: Inxhinier i Kontrollit dhe Sigurimit të Cilësisë.

Qëllimi i Pozicionit: Inxhinieri i Kontrollit dhe Sigurimit të Cilësisë është përgjegjës për të hartuar dhe implementuar planet e kontrollit dhe të sigurimit të cilësisë. Detyra kryesore është të zhvillojë dhe menaxhojë procedurat e kontrollit dhe sigurimit të cilësisë dhe të ndjek kontratat e nënshkruara.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

• Harton procedura per kontrollin dhe sigurimin e cilësisë
• Zhvillon testet e nevojshme në terren dhe në laborator me qëllim që të kontrollojë cilësinë e materialeve dhe të punës sipas specifikimeve të përcaktuara në kontratë
• Krijon dhe mirëmban dokumentacionin për zhvillimin e standarteve të kontrollit dhe sigurisë së projekteve
• Mirëmban sistemin e menaxhimit të cilësisë sipas ISO 2001:2008
• Përgatit, organizon dhe ndjek programin e auditit të brendshëm të cilësisë
• Zhvillon dhe ndjek procedura të forta për sigurimin e cilësisë
• Përcakton se për cilat procese të punës nevojitet forca punëtore dhe për cilat janë të nevojshme makineritë e rënda
• Supervizim i firmave të kontraktuara për ndjekjen e punimeve
• Ndjekjen e detyrave të tjera të cilat përcaktohen nga Menaxheri i Projektit

Kualifikimet dhe Aftësitë

• Diplomë Universitare për Inxhinieri – preferohet në fushat e Inxhinierisë Civile, Elektrike ose Mekanike
• Minimumi 8 vjet eksperiencë pune në profilet e Sigurimit të Cilësisë, Kontrollit të Cilësisë dhe Menaxhimit të Sistemeve të Cilësisë në kompani kontraktore ose në industrinë e ndërtimit
• Nivel shumë i mirë në komunikim dhe në të shkruarin e gjuhës Angleze
• Aftësi shumë të mira organizuese dhe drejtuese
• Aftësi shumë të mira për zgjidhjen e problemeve

Benefitet

• Biletë avioni
• Akomodim dhe transport
• Sigurime shëndetësore
• Niveli i pagës duke filluar nga 3250 USD/Muaj

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre me subjekt “Inxhinier i Kontrollit dhe Sigurimit të Cilësisë”, para datës 12.05.2014 CV në adresën elektronike: stafi@ahrs.al

* Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!

Cel. : +355 69 20 33 404