PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher Sektori per Klientet me Paspagese



Plus Communication
20.03.2014, 18:09
PLUS Communication është operatori i vetëm celular me kapital shqiptar dhe ka për synim të krijojë vlera për punonjësit e tij. Në ngritjen dhe fuqizimin e kësaj kompanie PLUS ka arritur të mbledhë së bashku një forcë pune profesionale, të përkushtuar, të orientuar drejt shërbimit.

PLUS është i vendosur për të mbajtur standartet më të larta të punës në krijimin e një mjedisi pune motivues në funksion të rritjes së efektivitetit të punës.

Aktualisht PLUS po kërkon të plotësoje pozicionin e lirë që ka, Menaxher Sektori për Klientët me Paspagesë , në Divizionin Komerçial.

Përgjegjësitë kryesore të pozicionit:


Drejton, organizon, përcakton objektivat, mbikqyr dhe trajnon stafin, dhe kontrollon punën e forcës shitëse në lidhje me aktivitetin e shitjes së numrave me kontratë.
Shqyrton dhe analizon tregun për të identifikuar nevojat e klientëve dhe për të përcaktuar ofertat që përmbushin nevojat e tyre.
Identifikon, targeton dhe mban marrëdhëniet me klientët potencialë ekzistues apo të rinj.
Siguron që të krijohen marrëdhënie me konsumatorë cilësorë dhe mbikqyr ruajtjen e marrëdhënieve me ta.
Përcakton dhe ndan territoret për ekipin e shitjes, ndjek performancën e tyre, shitjet e numrave postpaid, nevojën për trainime apo kualifikime në lidhje me shërbimet/produktet e kompanisë.
Bashkëpunon me sektorin operacional për të siguruar stokun e kartave dhe pajisjeve sipas nevojës si edhe mbarëvajtjen e proceseve gjatë gjithë zinxhirit të realizimit të shitjes (Telesales, kontratat dhe shërbimet e tjera).
Përgatit dhe kryen prezantime të produkteve dhe kompanisë për klientët kryesorë në koordinim me agjentët e shitjes në terren dhe i ndihmon ata në ruajtjen e marrëdhënieve dhe në negocimin dhe lidhjen e marrëveshjeve.
Përgatit dhe prezanton produkte të reja të hedhura në treg tek klientët ekzistues duke u kujdesur për ofrimin e një shërbimi sa më cilësor dhe konkurrent në treg.
Bashkëpunon me Menaxherin e shitjes me pakicë dhe shpërndarjes (Retail & Distribution Manager) dhe Agjentët e Shitjes, për të mbështetur dhe lehtësuar procesin e shitjes në dyqanet franchise dhe pikat e tjera të autorizuara të shitjes dhe regjistrimit (POS / PORs).
Siguron koordinim të plotë mes njësive të shitjes me njëra-tjetrën.
Propozon skemat e zbritjeve tek Drejtori i Shitjeve për klientët kryesore.
Siguron që ekipi i shitjeve të numrave me kontratë të marrë një gamë sa më të gjerë produktesh dhe ofertash shërbimi (B2B).
Përgatit raportin periodik të shitjeve për volumin, cilësinë, shitjet e mundshme dhe fushat e propozuara për zgjerimin e bazës së klientëve.
Raporton tek Drejtori i Shitjeve.
Vlerësimi i Performancës kryhet mbi bazë të realizimit të objektivave mujore dhe 3 mujore.

Kualifikimet:


Diplomë universitare, preferohet në Administrim Biznesi ose Marketing.
Minimum 3- 5 vjet përvojë të mëparshme në pozicione të ngjashme.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi, efektivitet në bisedime dhe në teknikat përmbyllëse të kontratave.
Të ketë aftësi të forta analizuese dhe gjykuese.
Aftësi për të krijuar rrjetin e vet të klientëve.
Aftësi në manaxhim, planifikim, organizim dhe aftësi shumë të mira të raportimit.
Aftësi për të punuar nën presion dhe për të arritur objektivat.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Të jëtë energjik dhe i motivuar.
Të gjithë të interesuarit ftohen të plotësojnë formën e aplikimit online, të cilën e gjejnë në faqen zyrtare të kompanisë (http://www.plus.al/rreth-nesh-karriera-aplikoni) dhe të dërgojnë aplikimin dhe letrën e interesit në adresën e e-mailit hr@plus.al, duke specifikuar në subjektin e-mail-it pozicioni për të cilin aplikojnë.

Data e mbylljes së aplikimeve është 28 Mars 2014.