PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune MAGAZINIER



A.M.G sh.p.k
07.10.2015, 09:49
A.M.G Sh.P.K - Algida® është një kompani me eksperiencë 10 vjeçare në distribuimin e produkteve ushqimore të ngrira. Sot jemi prezent në të gjithë tregun shqiptar me një gamë të gjerë produktesh.
Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania është në kërkim të stafit të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.

Detyrat/Përgjegjësitë: Magazinier

• Është përgjegjës për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e gjithë materialeve që ndodhen në magazinë.
• Bën inventarizimin e materialeve, dokumenton çdo lëvizje në magazinë (hyrje ose dalje), si dhe transferon materiale të kompanisë sipas një kërkese të aprovuar nga administratorja e kompanisë.
• Është përgjegjës për ruajtjen e vlerave materiale sipas kushteve teknike që kërkon secili prej tyre.
• Është përgjegjës për rregullsinë dhe ligjshmërinë e plotësimit të të gjithë dokumentacionit të hyrjes (marrjes në dorëzim) apo daljes (dorëzimit) të materialeve, si fletëhyrje, fletëdalje, proçesverbale etj.
• Mbikëqyr aktivitetin dhe shpërndan detyrat për punëtorët e magazinës.
• Plotëson ditarin e magazinës për çdo lëvizje, hyrje-dalje dhe dokumentat dhe kartelat përkatëse.
• Mban proçesverbale për çdo incident, thyerje, dëmtim apo shpërdorim.
• Mban inventarin e gjendjes së mallit në magazinë dhe përgatit raporte.
• Bën raportime ditore tek eprori i drejtpërdrejtë.
• Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.

Kualifikime/ Kërkesa:

• Të jetë i moshës mbi 30 vjec.
• Diplomë e arsimit të lartë.
• Të dijë shumë mirë programin Financa 5.
• Të ketë jo më pak se 3 vjet experiencë.
• Të njohë programet e paketës MS Office.
• Aftësi shumë të mira organizuese dhe koordinuese.
• Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
• Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.


Per të aplikuar per kete pozicion, ju lutem dergoni CV-n tuaj me foto ne adresat:

leonora.plasa@amgfood.com
hr@amgfood.com


Vetem aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda 48 orëve nga marrja e aplikimit.
A.M.G Sh.P.K - Algida® promovon shanset e barabarta!