PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Banakier ne Restorant



TEG
05.04.2014, 09:57
TEG - Qendra Tregtare me e madhe ne Shqiperi dhe Rajon, kerkon te punesoje per projektin me te ri ne TEG, Restorantin “Veranda TEG”, punonjes ne pozicionin :

Banakier ne Restorant


Funksioni baze dhe qellimi i pergjegjesive

Eshte pergjegjes per pergatitjen dhe servirjen ne menyre te shpejte, korrekte dhe cilesore te produkteve te kafeterise dhe gjithe pijeve dhe asortimenteve te tjera qe ndodhen ne banak. Eshte pergjegjes per pastertine e barit dhe objekteve qe perdoren per servirje. Eshte ne varesi te shefit te salles se restorantit.

Nder te tjera kryen keto detyra dhe pergjegjesi kryesore:


1. Kryen ne menyre cilesore pergatitjen dhe servirjen e produkteve sipas kerkesave te klienteve, me korrektesi, shpejtesi, brenda afateve te kerkuara dhe pa vonesa
2. Ka njohuri shume te mira te produkteve te kafeterise dhe pergatitjes se tyre
3. Ka njohuri shume mira te menuse se llojeve te pijeve dhe asortimenteve te tjera te banakut
4. Kontrollon cilesine e cdo artikulli perpara se te serviret tek klientet
5. Eshte pergjegjes per pastertine e produkteve te banakut, makinerive qe perdor dhe ne teresi te gjithe ambjentit ku punon
6. Le barin te paster per tu marre ne dorezim nga turni tjeter
7. Informon turnin tjeter per gjendjen e stokut dhe nevojat per furnizime ne bar
8. Perdor sipas udhezimeve te gjithe pajisjet teknike qe ka ne perdorim
9. Zbaton detyra te tjera qe i ngarkon shefi i salles apo administratori

Edukimi:

Diploma e shkolles se mesme e detyrueshme. Perben avantazh diplome profesionale ne fushen hoteleri-turizem


Eksperiencë Pune:

5 vjet experience ne pozicion te njete. Perben avantazh eksperienca ne bare & restorante te njohura.

Aftësi:

· Aftesi te shkelqyerate njohjes dhe pregatitjes se produkteve te kafeterise
· Aftesi te shkelqyera te njohjes se llojeve te pijeve, vererave dhe gjithe menuse qe ofron banaku
· Aftesi te mira organizative per te planifikuar punen dhe perballuar fluksin e klienteve
· Aftesi te mira bashkepunuese dhe komunikuese
· Aftesi shume te mira nderpersonale
· Aftesi per te punuar ne grup dhe per te mare iniciativedhe te sjelle ide per risi
· Te kete ndjenje pergjegjesie dhe integritet te larte nepune
· Te kete njohuri baze te Aglishtes dhe Italishtes
· Te jete fleksibel me oraret e punes


Menyra e aplikimit:

Kandidate te interesuar jane te lutur te dorezojne dokumentat e meposhtme deri ne dt. 07 Prill 2014

1. CV
2. Leter Interesi

Nepermjet postes elektronike ne adresat tona email :
hracrem@acrem.al (hracrem@acrem.al) / f.ruli@hotmail.com (f.ruli@hotmail.com)
ku te specifikohet ne subjekt pozicioni I punes per te cilin aplikojne

Ose me poste/ dorazi ne adresen :
Administrata-TEG, Qendra Qregtare-TEG, Rruga Nacionale Tirane-Elbasan, Km4, Farke (Lunder). Tirane.

Njoftojme se do te kontaktohen vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste!