PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune KUZHINIER (per produktet e pastes)



TEG
05.04.2014, 09:59
TEG - Qendra Tregtare me e madhe ne Shqiperi dhe Rajon, kerkon te punesoje per projektin me te ri ne TEG, Restorantin “Veranda TEG”, punonjes ne pozicionin :

Kuzhinier (profilizuar ne produktet e pastes)


Funksioni baze dhe qellimi i pergjegjesive

Eshte pergjegjes per pergatitjen, gatimin e recetave sipas kerkeses se kryekuzhinierit, ne menyre cilesore dhe te shpejte brenda afateve. Kontrollon cilesine e lendeve te para per gatim dhe cilesine e gatimeve perpara se te serviren. Eshte ne varesi te kryekuzhinierit.
Nder te tjera kryen keto detyra dhe pergjegjesi kryesore :

1. Kryen ne menyre te shpejte dhe cilesore, pergatitjen, gatimin e recetave profilizuar ne llojet e ndryshme te pastave
2. Kontrollon cilesine e lendes se pare qe perdoret ne gatim qe te jete sipas standarteve
3. Eshte pergjegjes per cilesine e gatimeve qe pergatit dhe kontrollon cdo pjate perpara se te serviret
4. Perdor sipas udhezimeve te gjithe pajisjet teknike qe ka ne perdorim
5. Jep ide ne permiresimin e menuse per pjesen e recetave te pastave
6. Informon kryekuzhinierin per gjendjen e stokut dhe nevojat per furnizime
7. Zbaton detyra te tjera qe i ngarkon kryekuzhinieri

Edukimi:

Te kete diplome te shkolles teknike profesionale ne fushen hoteleri-turizem, profili KUZHINIER


Eksperiencë Pune:

Mbi 5 vjet experience si kuzhinier, profilizuar ne gatimet e pastave. Perben avantazh eksperienca ne restorante te njohura.

Aftësi:

· Njohuri te shkelqyera te njohjes se produkteve te pastave dhe pergatitjen e recetave speciale te tyre
· Njohuri te shkelqyera te produkteve te kuzhines ne teresi dhe pergatitjen e tyre sipas menuse
· Aftesi te mira organizative per te planifikuar punen dhe perballuar fluksin
· Aftesi te mira bashkepunuese dhe komunikuese
· Aftesi shume te mira nderpersonale
· Aftesi per iniciative, ide dhe risi
· Te kete ndjenje pergjegjesie dhe integritet te larte ne pune
· Te jete fleksibel me oraret e punes


Menyra e aplikimit:
Kandidatete interesuar jane te lutur te dorezojne dokumentat e meposhtme deri ne dt. 07 Prill 2014

1. CV
2. Leter Interesi

Nepermjet postes elektronike ne adresat email :
hracrem@acrem.al (hracrem@acrem.al) / f.ruli@hotmail.com (f.ruli@hotmail.com)
ku te specifikohet ne subjekt pozicioni I punes per te cilin aplikojne


Ose me poste/ dorazi ne adresen :

Administrata-TEG, Qendra Qregtare-TEG, Rruga Nacionale Tirane-Elbasan, Km4, Farke (Lunder). Tirane


Njoftojme se do te kontaktohen vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste!