PDA

View Full Version : ofroj vend pune MAGAZINIER



Processing Albania
10.03.2014, 11:03
Kompania Processing Albania, kerkon te punoje staf me experience ne pozicionin e


Magazinier

Qellimi i pozicionit: pergjegjes për menaxhimin dhe kryerjen e çdo procesi që lidhet me magazinën

Roli juaj - Detyrat dhe Pergjegjesite

Te kontrolloje hyrje daljet e materialeve dhe produkteve ne magazine
Te kontrolloje sasine dhe cilesine e hyrje-daljeve ne magazine
Te mbaje sistematikisht inventarin e magazines
Te dokumentoje veprimet nepermjet: flete hyrje, flete dalje, kartela, liber magazine, flete kerkese, proces verbal etj.
Te kujdeset per mirembajtjen e magazines dhe administrimin e mallrave dhe materialeve.
Te respektoje rregullat dhe funksionimin e magazines.
Të zbatoje ndryshimet në çmime në periudha të ndryshme;
Të ruajë/ arkivoje dokumentacionin e menaxhimit të Magazinës;
Të koordinohet me Menaxherin e Financës mbi inventarin e magazinës

Profili juaj - Aftesi dhe Eksperienca

Minimumi 6 vjet experiencë punë si magazinier, preferohet në sektorin privat
Njohuri te mira në përdorimin e kompjuterit (njohuri për paketën Microsoft Office, programet financiare si Financa 5 ose Alpha);
Njohuri shume te mira te gjuhes angleze
Të jetë i komunikueshëm dhe përgjegjës për zbatimin e detyrave të ngarkura;
Të jetë korrekt dhe fleksibël;
Të jetë i organizuar, i komunikueshëm dhe aftesi për punë në grup.



Ftojme te gjithe personat e interesuar te aplikojne ne adresen e e-mail albaniaprocessing@gmail.com