PDA

View Full Version : Tirane, kerkohet Business Development Manager



PRONET-KS
02.06.2008, 14:37
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

Të hulumtojë tregun shqiptar të TI-së dhe të bëjë analiza komparative të mundësive të zhvillimit dhe të penetrimit
Të kujdeset për trendet dhe kërkesat e tregut si dhe evaluimin e kampanjave të marketingut
Të zhvillojë dhe të menaxhojë strategjinë e marketingut, relacionet me tregun dhe me klientë
Të mirëmbajë dhe zgjerojë kontaktet me vendimmarrësit në kuadër të organizatave që janë klient ekzistues apo potencial
Të ketë njohuri të mira për produktet dhe shërbimet që ofrohen
Të organizojë dhe koordinojë prezantimet, ofertat dhe shitjen e produkteve dhe të shërbimeve që i ofron kompaniaKualifikimet dhe eksperienca e kërkuar:

Shkollim universitar ose i ngjashëm në këto lëmi: marketing, menaxhment, organizim, TI
Përvojë 3-vjeçare në menaxhim të proceseve të punës, menaxhim të organizimit apo menaxhim të punëve të shitjes dhe marketingut
Njohje e theksuar e ekonomisë së tregut, e marketingut dhe e komunikimeve me palë
Njohje e tregut shqiptar të TIK
Aftësi të theksuara të komunikimit dhe prezentimit
Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës angleze
Gatishmëri për punë në ekip, nën presion dhe të vlerësuar në bazë të rezultateve
Gatishmëri për mësim dhe avancim të vazhdueshëm profesional
Përvojë në ngasje të veturës, posedim i dokumentit valid të udhëtimit, gatishmëri për udhëtime të shpeshta
Instruksionet për aplikim
Dërgoni CV-në tuaj në email adresën: hr@pronet-ks.com (hr@pronet-ks.com).