PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Supervizor/e Finance



ep & partners consultancy sh.p.k
13.03.2014, 14:36
eppc kërkon një Supervizor/e finance për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha në fushën e shitjeve të pajisjeve elektronike në vend.


Përgjegjësitë Kryesore:

1. Drejtimi dhe kontrolli i të gjithë aktivitetit financiar të kompanisë;
2. Koordinim dhe menaxhim i stafit të financës;
3. Përgatitja e pasqyrave financiare, analizave, raporteve periodike dhe vjetore.


Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare, Dega Financë – Kontabilitet;
• Minimalisht përvojë të ngjashme pune 3 vjeçare;
• Përvojë në përgatitje buxhetesh & proçedurash kontrolli;
• Të zotërojë Financa 5 (Kriter i domosdoshëm);
• Përdorimi i MS Office. Excel-i është domosdoshmëri;
• Aftësi drejtuese dhe organizative;
• Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
• Të ketë njohuri shumë të mira në fushën e legjislacionit tatimor dhe doganor.


Të dhënat:

Pozicioni: Supervizor/e Finance;
Vendndodhja: Autostradë, pranë Casa Italia;
Orari: 48 orë në javë;
Raporton: CEO;
Udhëtime pune Jo;
Pagesa: Shumë e mirë;
Aplikimet mbyllen: 15 Mars 2014.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.