PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Punonjëse Recepsioni



ep & partners consultancy sh.p.k
03.03.2014, 15:59
eppc kërkon një Punonjëse Recepsioni për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë shqiptare me një përvojë të gjatë shitjesh në treg.


Përgjegjësitë Kryesore:

1. Pritja e telefonatave të klientëve dhe shpërndarja në departamentet përkatëse;
2. Asistimi në detyra zyre/sekretarie, në ndihmë të stafit drejtues;
3. Mirëpritje dhe akomodim të vizitorëve dhe klientëve të kompanisë.


Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare;
• Aftësi të mira komunikimi me klientët nëpërmjet telefonit;
• Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës;
• Të jetë korrekte, e komunikueshme, e shkathët dhe fleksibël;
• Të zotëroj mirë paketën MS Office (domosdoshmëri Word, Excel).


Të dhënat:

Pozicioni: Punonjëse recepsioni;
Vendndodhja: Autostradë (pranë Casa Italia);
Orari: 40 orë në javë;
Raporton: Administratori;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Sipas aftësive të kandidatit;
Aplikimet mbyllen: 4 Mars 2014.


Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.