PDA

View Full Version : Vlore, ofroj vend pune Menaxher Rajonal Shitje (Lushnje, Fier, Berat, Vlore)



Albanian HR Solutions
06.03.2014, 15:09
Kompania "Albanian HR Solutions" ,e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh, ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore

Ne jemi duke kërkuar kandidatë për pozicionin e "Menaxher Rajonal Shitje-(Lushnje, Fier, Berat, Vlore)

Qëllimi i Pozicionit: Përgjegjës për të rritur prezencën e të gjithë artikujve të kompanisë në kanalet e shitjeve me pakicë dhe shumicë.
Kandidati duhet të jetojë në qyetin Vlorës.

Detyrat/Pergjegjësitë:

• Menaxhimin e klientëve kryesor
• Rekrutimin dhe trajnimin e stafit
• Ndarja në zona e territorit dhe caktimi i përfaqësuesve të shitjes për zonat përkatëse
• Zhvillimi i strategjive të shitjes dhe vendosja e objektivave për shitje
• Monitorimi i ecurisë së forcës shitëse dhe motivimin e tyre
• Mban të dhëna të sakta mbi çmimet, shitjet dhe përgatit raporte mbi aktivitetin në zonën e tij
• Organizimin e ofertave promocionale të shitjes gjatë vitit dhe menaxhimin e një buxheti në ndihmë të shitjes
• Përcaktimi i një politike cmimesh
• Kontroll në terren

Kualifikime/ Kërkesa:

• Diplomë Universitare, preferohet në Fakultetin Ekonomik
• Njohuri të mira të programeve bazë të Microsoft Office.
• Aftësi të mira komunikimi në gjuhën Shqipe dhe Angleze.
• Eksperiencë 5 vjecare në pozicione të ngjashme

Aftësite:

• Aftësi shumë të mira komunikuese
• Aftësi shumë të mira negociuese
• Aftësi analizuese
• Aftësi menaxhuese dhe koordinuese
• Aftësi shumë të mira për të punuar në grup
• Leje për drejtim automjeti të kategorisë B

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara dt. 07.03.2014 në adresën elektronike: contact@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!

Tel. : +35544530154
__________________