PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Finance



EcoMarket Food Shpk
13.02.2014, 08:55
Rrjeti i Marketeve Ecomarket jep mundesi punesimi ne pozicionin e meposhtem :

Specialist Finance

Përgjegjësitë / Përshkrimi i Vendit të Punës:

Ndjek dorëzimin në kohë të dokumentacionit kontabël nga magazinat, arka, banka dhe merr masa për kontabilizmin në kohë të tij.
Bën sistemimin e dokumentacionit bazë sipas magazinave, sipas ndarjeve (hyrje-dalje) arkëtimet, pagesat sipas arkave
Ben kontabilizimin e dokumentacionit bazë sipas “Rregullores të shoqërisë për kontabilitetin” dhe kontrollon përputhjen e tyre me dokumentacionin justifikues dhe me urdhër pagesën ditore.
Ben rakordimim me klientët dhe furnitorët çdo muaj deri në datë 15 të muajit pasardhës dhe arshivimin e aktit të rakordimit në dosjet përkatëse.
Përgatit dhe paraqet pasqyra të ndryshme financiare periodike, sipas percaktimeve te bera nga Drejtuesit e shoqerise;
Merret me faturimin e klienteve sipas formatit tatimor te fatures se shitjes.
Kualifikimet:

Arsimi i lartë, dega Finance/Kontabilitet;
Me përvojë në kete fushë, minimumi 2 vjet;
Njohuri shume te mira te programit "Financa 5";
Te jete i organizuar dhe sistematik;
Preferohet me experience ne fushen e retailit

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjerë shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: info@ecomarket-al.com (info@ecomarket-al.com)
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do perzgjidhet.