PDA

View Full Version : Menaxher Finance



Dynamics Partners Sh.p.k
06.02.2014, 18:19
Data: 2014-02-06



http://njoftime.com/image.php?u=21957&type=sigpic&dateline=1361378303 (http://dynamicspartners.al/)


Menaxher Finance


Klienti yne eshte nje grup i konsoliduar kompanish ne pronesi shqiptare, qe operon suksesshem ne Shqiperi dhe Kosove. Grupi njihet dhe ne nivel nderkombetar nga partneret e tij per cilesine dhe standartet qe e kane bere lider ne tregun ku operon. Se fundmi, Klienti yne synon te punesoje nje Menaxher Finance me eksperience.

ROLI:
Menaxher i Finances do te kete pergjegjesine e menaxhimit te departamentit te Finances, si dhe menaxhimin e kontabilitetit, raportimin dhe analizat financiare.

Pergjegjesite:

Te mbikeqyre operacionet e perditshme te njesive ekonomike te grupit ne funksionet e finances dhe te kontabilitetit, duke u siguruar per optimizimin e proceseve te brendshme te pagueshme / te arketueshme
Te monitoroje dhe analizoje rezultatet mujore te grupit ne perputhje me buxhetin, duke sjelle ne vemendje te menaxhimit ceshtje te rendesishme kur eshte e nevojshme
Te pergatise treguesit operacional per raportimin e brendshem dhe te jashtem.
Pergjegjes per analizen dhe planifikimin financiar te grupit.
Te pergatise dhe analizoje pasqyrat financiare te konsoliduara.
Te menaxhoje aktivet e qendrueshme te Grupit.
Te monitoroje dhe optimizoje kapitalin qarkullues dhe cash flow per te gjitha entitetet e Grupit.
Te planifikoje dhe analizoje investimet kapitale
Kerkesat:

Diplome universitare ne Kontabilitet ose Finance; Studime te metejshme ne kontabilitet/ finance do te konsiderohen perparesi
Minimumi 5 vjet eksperience ne menaxhim financiar, ne kompani apo grup kompanish me xhiro te larte.
Njohuri te mira te gjuhes angleze.
Njohuri shume te mira te MS Office vecanerisht Excel, Finance 5 dhe sistemeve te automatizuara te raportimit kontabel dhe financiar.
Integritet i larte; aftesi te shkelqyera nderpersonale
Aftesi te mira negociuese, organizative, planifikimi dhe analitike.
Njohuri te shkelqyera te legjislacionit tatimor shqiptar dhe sistemeve kontabel.
Kandidati i pershtatshem per kete pozicion duhet te shfaqe nje personalitet bindes dhe profesional ne marredhenie me koleget, drejtuesit e grupit, autoritetet shteterore dhe klientet.

Nese kjo mundesi duket interesante jeni te mirepritur te dergoni nje CV dhe Leter Motivimi te: ledi.leka@dynamicspartners.al (ledi.leka@dynamicspartners.al) para dates 27 Shkurt 2014 .