PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Dizajnër



Neptun shpk
05.03.2014, 09:27
Neptun Sh.p.k eshte nje nga kompanite me prestigjioze ne Shqiperi dhe ne disa vende te Ballkanit, e cila operon ne fushen e shitjeve me pakice e shumice. Sot Neptun numeron 15 dyqane ne gjithe Shqiperine, duke përfaqesuar keshtu zinxhirin me te madh te shitjes me pakice te pajisjeve elektronike.





NJOFTIM







Titulli: Dizajner
Departamenti: Marketing
Raporton tek: Menaxheri i Marketingut

Permbledhja e pozicionit:

Dizajneri duhet te jap zgjidhje vizuale per te transmetuar mesazhe te ndryshme, me impact, me imagjinate, komercializem dhe brenda Brandit te kompanise.

Detyrat/Pergjegjesite:

Pergatitje profesionale dhe artistike te grafikave per broshura, logo, postera, etiketa dhe produkte te tjera te ngjashme.
Rishikimin dhe korrektimin e fonteve dhe perpunimin grafik cilesor.
Respekton/ ruan ne cdo publikim perdorimin e logos Neptun, me rigorozitet sipas manualit e rregullave te brendshme te kompanise.
Koordinon me bleresit per te kuptuar objektivat/nevojat e promocioneve te ndryshme.
Siguron hartimin grafik profesional si dhe parapergatit per shtyp materialet elektronike per te mbeshtetur nevojat e promocioneve ne dyqan.

Edukimi/ Pervoja profesionale:

Diplome universitare/ Profesionale
Kurse te specializuara ne dizajn grafik
Minimum 3 vjet eksperience ne nje mjedis qe perfshin dizajn grafik, tipografi, offset printing, faqosje/ layout.

Njohuri dhe aftesi teknike:

Njohuri shume te mira ne Adobe Illustrator, InDesign
Njohuri shume te mira ne perdorimin e platformave PC/ Microsoft
Aftesi grafike duke perfshire skanim, redaktim grafik, manipulim fotografish, menaxhimin e ngjyrave dhe formateve per shtypin.
Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe perkushtim absolut ndaj punes;
Aftesi te te menduarit kritik dhe zgjidhjes se problemeve;
Aftesi shume te mira per te ruajtur konfidencialitetin ne te gjitha aspektet e punes;
Aftesi shume te mira per te menaxhuar prioritete te shumta;
Aftesi shume te mira per te promovuardhe respektuar politika te brendshme te kompanise;
Aftesi shume te mira per te komunikuar, bashkevepruar dhe punuar ne menyre efektive me individe te kulturave dhe niveleve te ndryshme;
Njohuri shume te mira te gjuhes angleze;

Te tjera:

Kompania ofron kushte shume te mira punesimi ne ambiente komode, pagese konkurruese ne perputhje me arsimin, aftesite teknike, eksperiencen e meparshme dhe performancen e punonjesit, kontrate pune, trajnim te vazhdueshem profesional.


Procedura e Aplikimit:

Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike hr@neptun.al (hr@neptun.al),ose te na kontaktojne me telefon ne nr +355 42 380 002 ose personalisht ne adresen: Qendra Tregtare Univers, Autostrada Tirane-Durres, Km 6, Tirane, Shqiperi.


Kusht i domosdoshem per t’u konsideruar per kete pozicion eshte paraqitja e nje letre interesi dhe disa puneve ne dizajn.

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te thirren per interviste!

Per me shume informacion ne lidhje me rrugen e karrieres ne Neptun, ju mund te vizitoni faqen tone te internetit ne www.neptun.al (http://www.neptun.al/).