PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Administrator Database ne Departamentin TIK



Union Bank
29.01.2014, 16:46
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.
Sot Union Bank ka rreth 300 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per standartet e larta te sherbimit te klienteve dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.
Aktualisht, kerkohen aplikime per pozicionin e meposhtem, ne Departamentin e TIK ne Drejtorine e Pergjithshem ne Tirane



Administrator Database ne Departamentin TIK

Pergjegjesite kryesore perfshijne:

· Dizenjimi, implementimi dhe mirembajtja e databazave Oracle.
· Suportimi i njesise se zhvillimit ne dizenjimin, zhvillimin, testimin dhe permiresimin e aplikacioneve.
· Suport ne zgjidhjen e problemeve te aplikacionit financiar, sidomos rastet qe kerkojne analizen dhe nderhyrjen e DBA..
· Monitorimi, permiresimi dhe raportimi periodik i performances se databazes.
· Menaxhimi dhe mirembjatja e procedurave te backup/recovery .
· Rishikimi dhe permiresimi i kodeve ne SQL dhe PL/SQL.
· Dizenjimi i paketave dhe procedurave ne DB.
· Krijimi dhe mirembjatja e SQL skripteve dhe procedurave rutinore.
· Pergjegjes per implementimin e ndryshimeve te ardhura nga suporti i sistemit financiar, per t’u aplikuar zakonisht pas orarit zyrtar.
· Te gjeneroje ad-hoc queries, bazuar ne njohjen e skemave te DB dhe te gjeneroje raporte sipas kerkesave.





Eksperienca dhe kualifikimet e kerkuara:
· Jo me pak se 3 vjet eksperience si Oracle DBA
· Diplomë ne degen Informatike apo Elektronike
· Preferohet Database Administrator Certified Associate / Professional
· Njohja e sistemeve Unix, Linux. MS Windows
· Njohje dhe eksperience programimi ne Java

Aftesi te tjera:
· Aftesi te mira nderpersonale
· Njohuri te avancuara te gjuhes Shqipe dhe Anglishte
· I/E afte te perballoje njekohesisht disa detyra
· Aftesi te mira ne zgjidhjen e problemeve




Personat e interesuar duhet te dergojne:
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- CV
ne njeren nga adresat e meposhtme:

Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit,Tirane

E-mail: hr@unionbank.com.al (hr@unionbank.com.al)

Fax: +355 4 2272 880

brenda dates 5 Shkurt 2014

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.