PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Jurist/e



Abissnet sh.a
18.07.2015, 12:49
Abissnet sh.a. është kompania e dytë më e madhe në vend që kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikacionit. Abissnet ofron disa shërbime, internet, telefoni, hosting, domain, etj. Abissnet mbulon 90% të territorit të Shqipërisë. Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njësive, ne kërkojmë të punësojmë: “Jurist/e”.

Juristi i shoqërisë kryen trajtimin dhe zgjidhjen nga ana juridike e të gjitha cështjeve të cilat nuk mund të trajtohen nga ana e njësive të tjera të shoqërisë, harton dhe administron kontrata të ndryshme si dhe kryen hartimin e shkresave në raport me të tretët, gjithashtu edhe hartimin e shkresave të brëndshme si urdhra, vendime, kërkesa etj.

Aplikanti duhet të përmbushë kërkesat e mëposhtme

• Të ketë përfunduar Fakultetin e Drejtësisë me mesatare mbi 9.
• Të ketë përvojë pune në detyrën e juristit jo më pak se 2 vjet, në një shoqëri tregtare ose Studio Ligjore.
• Të njohë shumë mirë gjuhën angleze (të folur dhe të shkruar)
• Të ketë aftësi të mira organizative, analizuese dhe komunikuese, gadishmëri për të punuar në grup dhe për të përballuar ngarkesë pune.

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e-mail: b.njerezore@abissnet.al
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.