PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Teknik Hidraulik



A.C.R.E.M
27.01.2014, 11:39
ACREM, është kompania lider në tregun Shqiptar që ofron shërbime cilësore menaxhimi,specializuar më së shumti në menaxhimin e qendrave tregtrare por jo vetëm, aktualishtnë drejtimin e suksesshëm të së cilës janë qendrat tregtare më të rëndësishmenë Shqipëri: TEG- 180 dyqane & QTU .

ACREM kërkon të punësoj : Teknik Hidraulik


Përshkrimi i Pozicionit të Punës


Tekniku Hidraulik në DepartamentinTeknik në Qendër Tregtare është përgjegjës për :kryerjen e instalimeve ,mirëmbajtje & riparime të ndryshme të sistemit hidraulik të qendrës në tërësi si dhe njësive të vecanta (dyqaneve) dhe zyrave.

Detyrat dhe përgjegjësitë



1. Mirëmbajtjae sistemi të furnizimit me ujë sanitar.

2. Mirëmbajta e sistemit të furnizimit me ujë nga puset.

3. Mirëmbajtjae sistemit të impiantit të trajtimit të ujit .

4. Mirëmbajta e sistemit sprinkler dhe hidrant.

5. Mirëmbajtja e sistemit të paneleve diellore.

6. Mirembajtjae sistemit të kanalizimeve ujra të zeza dhe ujra shiu.

7. Mirëmbajta e pajisjeve dhe aksesoreve hidraulik.

8. Mirëmbajta e sistemit të vaditjes.

9. Mirëmbajta e sistemit hidraulik të kondicionimit.

10. Të kontrollojë nivelin eujit në depozitat për përdorim të brendshëm dhe depozitat e sistemit sprinkler.

11. Të kontrollojë gropën septike, ndarësin e papastërtive, pusetat dhe sifonet e lavamaneve.

12. Të kontrollojë nivelin e zbutësit të ujit dhe të hedhë kripë nëse duhet.

13. Të kontrollojë dhomën e pompave për ndonjë anomali.

14. Te kontrolloj filtrat e ujit në sistemin e pompave dhe të bëj pastrimin apo ndërrimin sipas nevojave


Kërkesa dhe kualifikime

- Diplomë e shkollës së mesme profesionale apo certificatë për sistemet e lart përmendura
- Të paktën 5 vjet eksperiencë pune në pozicion te ngjashëm.



Mbyllja e aplikimeve në dt. 15.02.2014.


Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të në adresën tonë elektronike:

hracrem@acrem.al (hracrem@acrem.al)
e.murati@acrem.al (e.murati@acrem.al)

Ju lutem specifikoni në subjekt pozicionin për të cilin po aplikoni.

Bëjmë me dije se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë!