PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Kordinator Marketingu dhe Asistent I Menaxherit te Pergjith



Albamedia Shpk
07.01.2014, 15:57
Albamedia Shpk , eshte nje nder kompanite kryesore ne Shqiperi dhe Kosove e profilizuar ne distribucionin e artikujve multimedial dhe kancelarik.
Me nje experience 10 vjecare ne tregtimin e ketyre artikujve dhe duke patur mbeshtetjen e fuqishme te kompanive te njohura nderkombetare per produktet Kancelarike dhe Multimediale , Albamedia gezon marredhenie partneriteti te shkelqyera me nje kategori te gjere klientesh si rishitesa, kompani te medha , institucione bankare,administrata shteterore etj.
NJOFTIM
TITULLI: Kordinator Marketingu dhe Asistent I Menaxherit te Pergjitheshem
Kerkojme te punesojme nje person me experience ne pozicionin e kordinatorit te marketingut dhe te asistentit/tes te menaxherit te pergjitheshem.Personi I perzgjedhur do jete pergjegjes per konceptimin dhe implementimin e strategjive te marketingut te kompanise dhe do asisitoje Menaxherin e pergjitheshem ne kryerjen e detyrave administrative dhe funksioneve menaxheriale te lidhura me pozicionin tij.
Përgjegjësitë përfshijnë:
• Implementimin e strategjive aktuale te marketingut te kompanise dhe zhvillim e metejshem te tyre nepermjet krijimit te nje plani marketingu ,buxheti dhe plani aktivitetesh.
•Identifikimin e mundesive te rritjes nepermjet zhvillimit te njohurive per tregun dhe kompetitoreve te tjere si dhe implementimit te teknikave te reja te marketingut ne funksion te brandit dhe klienteles.
• Tranimi i stafit te shitjeve per produktet ekzistuese, supervizimi I websitit ,perpilimi dhe shperndarja e komunikimeve elektronike te kompanise, raportimi per aktivitetet dhe rezultatet e marketingut periodikisht te menaxheri i pergjithshem.
• Kordinimin e punes nepermjet Menaxherit te pergjitheshem dhe departamenteve te tjere.Pergatitja e raporteve te ndryshme ne funksion te tij nepermjet programeve te paketes office ku njohuri te avancuara te programeve te kesaj pakete jane te domosdoshme.
Aftesite e Kerkuara:
• Diplome universitare mundesisht ne deget e lidhura me specifikat e pozicionit
• Minimum 2 vjet pervoje pune ne pune me profil te ngjashem ku kanditatet me experience pune nga ky sektor jane te preferuar.
• Njohuri te avancuara te paketes Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);
• Njohuri te gjuhes angleze (me shkrim dhe verbale)
• Aftesi te shkelqyera komunikuese,kordinuese dhe organizative
• Metodik dhe i organizuar
• Ndershmeri dhe integritet
Procedura e Aplikimit:

Kandidatet e interesuar mund te dergojne CV e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike jobs@albamedia.al,
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te thirren per interviste në Zyrat tona qendrore!