PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Recepsioniste



ManeTCI
07.01.2014, 14:01
Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Recepsionistes me kontratë të përcaktuar kohore prej 6 muajsh.

PERGJEGJESITE:

Tregon mirësjellje në kontakt me vizitorët, manaxherët, stafin.
Eshtë pika e parë e kontaktit dhe i drejton njerëzit në mënyrën e duhur duke i dhënë udhëzime ose duke i referuar në pikat e tjera ku mund të marrin informacionin e dëshiruar.
Përcjellje në kohë e telefonatave, e-maileve në adresë të kompanisë.
Mban korrespondencën, merr dhe dërgon e-maile, dërgon fakse.
Nënshkruan dhe shpërndan postën(letra ose pako).
Mbështet dhe asiston departamente të tjera (shtyp materiale, hedh të dhënat në kompjuter, kryen fotokopje etj.).
Përkthen dokumenta të ndryshme.
Mbikqyr listëprezencën e stafit administrativ.
Hedh të dhënat e orareve në kohëshënuesin elektronik.
Detyra të tjera administrative të ngarkuara.
KERKESAT:

Posedimi i një diplome universitare.
Zotërim i gjuhës angleze.
Njohuri në Paketën Microsoft Office.
Mosha ideale 23 deri ne 30 vjec.
Aftësi të mira komunikimi si direkte ashtu dhe me telefon.
E aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale.
E aftë të koordinojë dhe balancojë punën.
Fokusim ndaj shërbimit të klientit.
Fleksible, e zotuar për punë dhe e përpiktë.
Të jetë etike në marëdhënie me kolegët.
Eksperiencë pune të ngjashme.
TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE:
burime.njerezore@manetci.al
QTU,Autostrada Tiranë—Durrës, km 6
Tel: 042380 124 / Fax: 042 380 170
Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
Afati i dorezimeve të CV-ve është deri më 12Janar 2014.