PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Psikolog/e



Megaphone
03.01.2014, 17:35
Organizata “MEGAPHONE”, në kuadër të projektit “Kujdesi dentar për PAK dhe PDD (Fokus tek Autizmi)”, mbështetur nga Konfederata Zviceriane, Ambasada Zviceriane në Tiranë, kërkon të punësojë:

Pozicioni: Psikolog/e
Tipi i kontratës: Kontratë shërbimi
Kohëzgjatja: 4 muaj

Detyrat:
1. Realizon vlerësimet fillestare të gjendjes së fëmijëve dhe të rinjve.
2. Identifikon dhe realizon vlerësimin e nevojave psikologjike për përcaktimin e gjendjes funksionale të fëmijëve në nivel fizik, social, kognitiv dhe emocional nëpërmjet metodave profesionale për identifikimin e tyre.
3. Selekton, administron dhe interpreton teste psikologjike.
4. Ndërhyn dhe mbështet stafin në situata të caktuara për të realizuar zgjidhje sa më efikase dhe profesionale për fëmijet dhe të rinjtë.

Aftësite/Kriteret:
- Diplomë universitare në Psikologji
- Të pakten 5 vjet eksperiencë pune, me fëmijët dhe të rinjtë në identifikimin dhe realizimin e nevojave psikologjike.
- Njohuri mbi teknikat psikoterapeutike.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup.
- Aftësi shume te mira komunikuese.

Periudha e aplikimit: 26 Dhjetor 2013 – 8 Janar 2014.

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: career@megaphone.al, duke vendosur si subjekt: Aplikim për Psikolog/e.

Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.