PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist i Dizajnit Grafik -Prepress



Creo Studio Albania
12.12.2013, 08:56
Creo Albania shpk eshte nje nga kompanite lider ne fushen e prepress/parapergatitje per shtyp dhe teknikes grafike ne Shqiperi. Creo Albania perbehet nga nje staf dinamik dhe zbaton teknologjite me moderne dixhitale sot ne bote per t’i sherbyer me sukses nje game te gjere klientesh nga fusha e shtypshkrimeve, bizneseve private dhe Institucioneve Publike dhe Organizatave Lokale e Nderkombetare.


Creo Albania shpk eshte kerkim te kandidateve potenciale per Pozicionin Specialist ne Grafik Dizajn-Prepress te cilet ndjehen te talentuar, me etike serioze pune dhe interes per tu rritur ne fushen profesionale te teknikave te grafikes dhe prepress.



PËRMBLEDHJE E POZICIONIT


Bashkëpunon me stafin dhe klientet për të siguruar hartimin grafik profesional si dhe parapergatit per shtyp materialet elektronike për të mbështetur nevojat e klientëve.
Pergatitje profesionale te grafikave per libra, broshura, logo, postera, etiketa dhe produkte të tjera të ngjashme.
Rishikimin dhe korrektimin e fonteve dhe perpunimin grafik cilësor, eksporitmin e fotove.
Kryen funksione prepress dixhitale duke përdorur teknologji bashkekohore për parapergatitje per shtypshkrim.
Raporton: Drejtorit Teknik

EDUKIMI/EKSPERIENCA



Diplomë universitare/Profesionale
Kurse të specializuara në dizajn grafik dhe/ose Digital Corporation
Minimum 3-4 vjet eksperiencë pune të përgjithshme.
Minimum 2 vjet eksperiencë në një mjedis që përfshin dizajn grafik, digital press & prepress, tipografi, faqosje/ layout.



NJOHURITE DHE AFTESITE TEKNIKE DHE NDERPERSONALE:


Njohuri shume te mira ne Adobe Illustrator, InDesign, Acobat, Photoshop.
Njohuri ne perdorimin e platformave PC/ Microsoft dhe Apple/OS.
Aftësi grafike duke përfshirë skanim, redaktimi grafik, manipulim fotografish, menaxhimin e ngjyrave dhe formateve per shtypin offset dhe faqosje e materialeve.
Aftësitë të shkelqyera komunikimi.
Njohuri shume te mira te gjuhes angleze



Aftesi te te menduarit kritik dhe zgjidhjes se problemeve.
Aftësi shume te mira për të ruajtur konfidencialitetin në të gjitha aspektet e punës.
Aftësi shume te mira për të menaxhuar detyra të shumta me ndërprerje të shpeshta.
Aftësi shume te mira për të menaxhuar prioritete të shumta.
Aftësi shume te mira për të shpërndarë dhe për të menaxhuar situata të paqëndrueshme dhe nen presion.
Aftësi shume te mira për të promovuar dhe ndjekur politika të brendshme te kompanise
Aftësi shume te mira për të komunikuar, bashkëvepruar dhe punuar në mënyrë efektive me individe te kulturave dhe niveleve te ndryshme.


Kompania ofron kushte shume te mira punesimi, pagese konkuruese, kontrate pune, trainim te vazhdueshem profesional dhe rritje ne karriere.

Ftohen aplikantet te aplikojne me leter interesi dhe CV me foto ne: hr@creoalbania.com brenda dates 15 janar 2014.


Per te dhena te metejshme mbi kompanine ju lutem vizitoni: www.creoalbania.com (http://www.creoalbania.com)
Vetem aplikantet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.
Nuk mund te japim informacion mbi punesimin me telefon.




(http://www.creoalbania.com)