PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist i Dizajnit Grafik -Prepress



Creo Studio Albania
06.08.2014, 12:52
Creo Albania shpk eshte nje nga kompanite lider ne fushen e prepress/parapergatitje per shtyp dhe teknikes grafike ne Shqiperi. Ne zbatojme teknologjite me moderne dixhitale sot ne bote per t’i sherbyer me sukses nje game te gjere klientesh nga fusha e shtypshkrimeve, bizneseve private dhe Institucioneve Publike dhe Organizatave Lokale e Nderkombetare

Jemi ne kerkim te kandidateve potenciale per Pozicionin Specialist ne Grafik Dizajn-Prepress te cilet ndjehen te talentuar, me etike serioze pune dhe interes per tu rritur ne fushen profesionale te teknikave te grafikes dhe prepress.

PËRMBLEDHJE E POZICIONIT

Bashkëpunon me stafin dhe klientet për të siguruar hartimin grafik profesional si dhe parapergatit per shtyp materialet elektronike për të mbështetur nevojat e klientëve.
Pergatitje profesionale te grafikave per libra, broshura, logo, postera, etiketa dhe produkte të tjera të ngjashme.
Rishikimin dhe korrektimin e fonteve dhe perpunimin grafik cilësor, eksporitmin e fotove.
Kryen funksione prepress dixhitale duke përdorur teknologji bashkekohore për parapergatitje per shtypshkrim.

EDUKIMI/EKSPERIENCA

Diplomë universitare/Profesionale
Kurse të specializuara në dizajn grafik
Minimum 3-4 vjet eksperience pune të përgjithshme.
Minimumi 2 vjet eksperiencë ne një mjedis që përfshin dizajn grafik, Sgtypshkronje, digital press & prepress faqosje/ layout.
Njohuri shume te mira ne Adobe Illustrator, InDesign, Acobat, Photoshop.
Njohuri ne perdorimin e platformave PC/ Microsoft dhe Apple/OS.

Aftësitë të shkelqyera komunikimi.
Njohuri shume te mira te gjuhes angleze

Kompania ofron kushte shume te mira punesimi, pagese konkuruese, kontrate pune, trainim te vazhdueshem profesional dhe rritje ne karriere.

Ftohen aplikantet te aplikojne me leter interesi dhe CV me foto ne: hr@creoalbania.com
http://www.creoalbania.com