PDA

View Full Version : Lezhe, ofroj vend pune Oficer Kredie (per zonen e Lacit)



VisionFund Albania
19.11.2013, 15:38
Njoftim për vend të lirë pune

VisionFund Albania, Program i Mikrokredisë së Organizatës World Vision Albania, kërkon të punësojë:

Oficer Kredie pranë Degës Lezhë, zyra e Laçit

VisionFund Albania ofron kredi për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit në zonat gjysmë-urbane dhe rurale ku ka hapur degë të saj. Programi synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:

Të zhvillojë portofolin e klientëve nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies
Të prezantojë produktet e kompanisë duke bërë marketing të drejtpërdrejtë në terren
Të shqyrtojë nevojat dhe kërkesat për financime të klientëve duke ofruar zgjidhje në përputhje me kushtet e kompanisë.
Të sigurojë informacionin mbi situatën financiare të klientit; të bëjë vlerësimin e kolateralit dhe të garantojë integritetin e të dhënave mbi klientin.
Të bëjë vlerësimin e kapacitetit pagues të klientit mbi bazën e analizës financiare, dhe riskun e financimit bazuar në politikat e kreditimit të institucionit.
Të ndërtojë marrëdhënie besueshmërie dhe afatgjata me klientët dhe komunitetet
Të monitorojë rregullisht klientët pas marrjes së kredisë duke i vizituar drejtpërdrejt në biznes.
Të sigurojë një cilësi të lartë të menaxhimit të rasteve në vonesë.

KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:

Të ketë të paktën një vit eksperiencë pune në këtë profil ose në punë të ngjashme
Aftësi shumë të mira komunikuese në të shkruar dhe të folur
I orientuar ndaj detajeve dhe arritjes së objektivave
Person i vetëmotivuar dhe dinamik që i pëlqen të punojë në terren
Aftësi negociuese
I aftë të ndërtojë marrëdhënie të besueshme me njerëzit
Të ketë një kuptim të mirë të fokusimit ndaj klientit dhe shërbimi ndaj klientit
I aftë të bëjë analizë financiare për sektorë të ndryshëm biznesi
Të dijë të përdorë mirë kompjuterin
Aftësi të mira organizative

Licensa e drejtimit të automjetit është e domosdoshme
Preferohen kandidatët të cilët jetojnë ose njohin mirë zonën e Laçit për arsye se punonjësi do të mbulojë kryesisht këtë zonë.

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë:
1. Një kopje të CV-së
2. Një letër interesi
Data e mbylljes së aplikimeve është: 3 Dhjetor, 2013 ora 18:00

Aplikimet mund të dërgohen në adresat:
VisionFund Albania
Rr : Ibrahim Rrugova, Nr. 26, Kati i 3-të,Tiranë

email : hr@visionfund.al
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen