PDA

View Full Version : Shqiperi, ofroj vend pune Inxhinier Miniere Nëntokë



Albanian HR Solutions
06.12.2013, 10:39
Kompania "Albanian HR Solutions" është një kompani e re e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore

Ne jemi duke kërkuar kandidatë për pozicionin Inxhinier Miniere Nëntokë


Detyrat/Pergjegjësitë:

-Kontrollon gjëndjen teknike të punimeve minerare dhe të shfrytëzimit dhe jep udhëzimet përkatëse për të gjithë punët që kërkohen në operacionet minerare në sektorin të cilin mbulon;
-Zbaton me përpiktmëri maksimale rregulloren e sigurimit teknik dhe procedurat e punës.
-Promovon vazhdueshem zbatimin e kësaj rregullore dhe ndjekjen e procedurave të punës nga brigadierët dhe punëtorët e tjerë të Minierës;
-Ndërmerr kërkime gjeologjike të vëndeve të shfrytëzimit në Minierë, në përputhje me formatin e para-caktuar dhe standartet e Shoqërisë;
-Promovon rëndësinë e sigurisë në punë në të gjithë stafin e Minierës;
-Angazhohet në kontrollin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të procedurave të Minierës dhe procedurat e planifikimit duke dhënë rekomandime dhe bashkëpunuar;

Kualifikime/ Kërkesa:
-Diplomë Universitare në Gjeologji Minierash; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar ne kurse profesionale
-Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 6 vjet

Aftësite:
-Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
-Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
-Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
-Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
-Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
-Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
-Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
-Ndjenjë Përgjegjësie;
-Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
-Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara dt. 15.12.2013 në adresën elektronike: stafi@hres.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!

Tel. : +35545530154