PDA

View Full Version : Shqiperi, ofroj vend pune Inxhinier i Sigurimit Teknik



Albanian HR Solutions
06.12.2013, 10:39
Kompania "Albanian HR Solutions" është një kompani e re e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore

Ne jemi duke kërkuar kandidatë për pozicionin e "Inxhinier të Sigurimit Teknik"

Detyrat/Pergjegjësitë:

-Promovon një praktikë të sigurt pune, duke minimizuar rreziqet në të gjithë Minierën;
-Rishikon procedurat dhe sistemet e sigurimit teknik në vazhdimësi dhe përmirëson praktikat e punës në mënyrë që të rritet siguria në punë;
-Dizanjon strategji të cilat minimizojn rrisqet në punë;
-Promovon rëndësinë e sigurisë në punë në të gjithë stafin e Minierës;
-Inspekton të gjithë aktivitetin në Minierë, duke përfshirë pajisjet dhe mjetet e punës dhe verifikon gjëndjen e tyre si dhe rekomandon ndryshime të mundshme;
-Kontrollon dhe siguron që forca punëtore punon duke zbatuar rregulloren e

Kualifikime/ Kërkesa

-Diplomë Universitare në Gjeologji Minierash; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar në kurse profesionale
-Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 6 vjet

Aftësite:

-Të ketë njohje të shkëlqyera të Rregullores së Sigurimit Teknik (Miniera);
-Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
-Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
-Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
-Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara dt. 15.12.2013 në adresën elektronike: stafi@hres.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!

Tel. : +35545530154