PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher Produkti (M)



SHAGA shpk
15.11.2013, 16:47
Shoqëria SHAGA sh.p.k, është një nga kompanit më të mëdha në tregun Shqiptar për sa i përket artikujve në fushën e mobilimit të shtëpive, zyrave, shkollave, lokaleve të ndryshëm, sallave të mbledhjeve, leksioneve, hoteleve etj. Sot ushtron aktivitetin e saj me filiale Vlorë, Tiranë dhe Lushnje. Nga viti në vit ajo ka rritur veprimtarinë e saj në fushën e importimit, tregëtimit dhe prodhimit.
Si rrjedhojë e organizimit, drejtimit, teknologjisë dhe kërkesave të tjera që plotësojmë, në vitin 2005 shoqëria jonë është çertifikuar me çertifikatën ISO 9001-2000.

Pozicioni: Manaxher Produkti ( M )

Detyra dhe përgjegjësitë
1. Menaxhon performancën e produktit sipas ciklit të jetës së tij: shitjet, marzhin e fitimit, realizimin e analizave të gjera duke përdorur të dhënat e kopmpanisë.
2. Identifikimi dhe prezantimi i zgjidhjeve inovative dhe kreative për produktin.
3. Identifikimi i kërkesave të biznesit dhe operacioneve bazuar mbi kërkesat e biznesit dhe objektivat e secilit produkt.
4. Shfaqin një nivel të lartë të të menduarit kritik dhe ndër-funksional procesin e analizës dhe zgjidhjes së problemit për produkte të reja dhe ekzistuese.
5. Koordinimi dhe të ndërtimi i marrëdhënieve të forta pune me funksionet e ndryshme të kompanisë si psh: Departamenti imarketingut, Departamenti i Shitjes, Departamenti i Financës etj.
6. Trajnon stafin në lidhje me produktet e reja që kompania vendos të blejë.
7. Harton plae dhe strategji në lidhje me shitjen e një produkti ekzistues apo produkti të ri.
8. Teston tregun vendas dhe të huaj në mënyrë të vazhdueshme.
9. Harton raporte periodike për Drejtorin e Prokurimeve (CEO).

Eksperienca:
Diplomë universitare në Administrim Biznes, marketing, Inxhinieri apo fusha të ngjashme.
Eksperiencë jo më pak se 2 vjet në fushën e manaxhimi, shitjes apo blerjes së produkteve.
Aftësi të tjera:

1. Aftësi të shkëlqyera komunikimi ( verbal dhe me shkrim );
2. Atësi analitike të shkëlqyera.
3. Aftësia për të shkruar dhe për të ofruar trajnime;
4. Aftësia ndërpersonale ;
5. Aftësitë për menaxhimin e projekteve;
6. Aftësitë e menaxhimit të kohës;
7. Aftësi për zgjidhjen e problemeve;
8. Aftësi për të qenë proaktiv;
9. Aftësia për të lexuar, të kuptojnë dhe të komunikojnë dokumentacionin teknik; të jetë një person shumë i motivuar.

E interesuarit mund te dergojne CV me foto ne adresen e-emailit valmirap@gmail.com