PDA

View Full Version : Prishtine, ofroj vend pune Ndihmes i Shitjes/menaxhim i tendereve



cait04
25.04.2008, 10:54
Titulli i postit: Ndihmes i Shitjes/menaxhim i tendereve
Departamenti: Shitje dhe Marketing (S&M)
Raporton: Menaxhert te Departamentit S&M

Qëllimi i postit


Te menaxhoj komunikimin me klient me saktesi dhe ne kohe.
Të ketë prezentim profesional me klient
Të jetë i motivuar për pune dhe me vetiniciativë
Menaxhimi i te gjitha aspekteve administrative ne kuader te Dept. Shitjes
Pergjegjes per menaxhim te plote te procesit te pregaditjes dhe dorezimit te tenderit, ne pajtim me kerkesa e specifikuara dhe ne kohe
Menaxhon resurset per perpilim dhe sigurim te gjitha dokumentacioneve te nevojshem per tender
Kujdeset per publikim te tenderave te shpallur ne intranet dhe percjelle orarin e tyre
Bashkepunon ngushte me departmentet tjera ne kuader te CACTTUS-it ne perpilimi te ofertave per dorezim sipas kerkesave te klienteve.
Kualifikimi dhe Pervoja


Shkollim universitar ose i ngjashëm në këto lëmi: shkenca kompjuterike, elektronikë, biznes, e deshirueshme Master e Administrimit te Biznesit (MBA)
Përvojë 3-vjeçare në punë të shitjes të ndërlidhura me teknologji të informacionit
Njohje e theksuar e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit si dhe e produkteve të saj
Aftësi të theksuara të komunikimit, prezentimit dhe negocimit
Gatishmëri për punë në ekip, nën presion dhe të vlerësuar në bazë të rezultateve
Gatishmëri për mësim të vazhdueshëm, trajnime dhe çertifikime të rregullta profesionale
Përvojë në ngasje të veturës, posedim i dokumentit valid të udhëtimit, gatishmëri për udhëtime në vend dhe rajon
Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze
Të gjithë kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet te pershkruar mëposhë:

· Aplikacionin per Punesim te cilin mund ta gjeni ne web faqen e Cacttus
· CV e detajuar;
· Letër përcjellëse e cila shpjegon interesin tuaj për këtë pozitë;
· Kopje të Diplomave dhe Çertifikatave te kurseve të përfunduara që pasqyrojnë kualifikimet përkatëse;
· Referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;

Aplikacionin per Punesim te plotësuar se bashku me dokumentet percjellese duhet të dorëzohen përmes e-mail adresës: jobs@cacttus.com deri më daten 12 Maj 2008
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren në intervistë

Tel. : 038246888

Cel. : 044505355