PDA

View Full Version : Prishtine, ofroj vend pune Ndihmes i Shitjes/Menaxher i Produkteve



cait04
25.04.2008, 10:53
Titulli i postit: Ndihmes i Shitjes/Menaxher i Produkteve
Departamenti: Shitje dhe Marketing (S&M)
Raporton: Menaxhert te Departamentit S&M
Qëllimi i postit


Të planifikon dhe të implementon planin e shitjes per produkt te caktuar apo grup te produkteve
Të menaxhojë me programe të caktuara të shitjes që ofrohen nga kompania,
Të njohë dhe të komunikojë me segmentin përkatës të tregut,
Të menaxhoj prezentimet per produktet e caktuara,
Te pregatit specifikacione teknike per oferta,
Te pregatit justifikime biznesore per produkte sipas nevojave dhe kerkesave te klienteve
Të bëj vlerësimin e tregut dhe definoj kërkesat e tregut për produktet e caktuara,
Të zhvillojë dhe të menaxhojë relacionet me klientë dhe furnitor,
Të ketë njohuri të thella për produktet dhe shërbimet që ofrohen.
Kualifikimi dhe Pervoja


Shkollim universitar ose i ngjashëm në këto lëmi: shkenca kompjuterike, elektronikë, matematike aplikative, e deshirueshme MBA ose MSc
Përvojë 3-vjeçare në teknologji të informacionit dhe komunikimit, në punë të shitjes dhe/ose punë inxhinierike, aplikative, zhvilluese
Njohje e theksuar e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit si dhe e produkteve të saj
Njohje e ekonomisë së tregut dhe e marketingut
Përvojë në punë të shitjes së produkteve të prodhuesve të njohur botëror, si: Microsoft,Cisco, ORACLE etj.
Njohje e tregut lokal të në lëminë e IT
Aftësi të theksuara të komunikimit, prezentimit dhe negocimit
Gatishmëri për punë në ekip, nën presion dhe të vlerësuar në bazë të rezultateve
Gatishmëri për mësim të vazhdueshëm, trajnime dhe çertifikime të rregullta profesionale
Përvojë në ngasje të veturës, posedim i dokumentit valid të udhëtimit, gatishmëri për udhëtime të shpeshta
Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze

Të gjithë kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet te pershkruar mëposhë:

· Aplikacionin per Punesim te cilin mund ta gjeni ne web faqen e Cacttus
· CV e detajuar;
· Letër përcjellëse e cila shpjegon interesin tuaj për këtë pozitë;
· Kopje të Diplomave dhe Çertifikatave te kurseve të përfunduara që pasqyrojnë kualifikimet përkatëse;
· Referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;

Aplikacionin per Punesim te plotësuar se bashku me dokumentet percjelleseduhet të dorëzohen përmes e-mail adresës: jobs@cacttus.com deri më daten 12 Maj 2008
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren në intervistë

Tel. : 038246888

Cel. : 044505355