PDA

View Full Version : Prishtine, ofroj vend pune Menaxher i Financave



cait04
25.04.2008, 10:34
Menaxher i Financave, do të punojë drejtpërsëdrejti me Drejtorin Menaxhues në vlerësimin e planeve të biznesit dhe përgatitjen e llogarive mujore të menaxhmentit, planeve afatgjata dhe parashikimeve me indikatorët e bashkuar kryesor të performancës.

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:


Siguron që Cacttus sh.a. është në pajtim me legjislacionin dhe rregulloret relevante në çështjet financiare dhe të kontabilitetit.
Ofron Cacttus sh.a. shërbime për planifikim të biznesit dhe menaxhim të kontabilitetit.
Ofron drejtorit menaxhues dhe anëtarëve të bordit drejtues raporte periodike (mujore, tremujore dhe vjetore) mbi performancën financiare të kompanisë duke përfshirë komente të rëndësishme.
Raportimi i afarizmit gjatë kontrollave nga ana e administrates tatimore si dhe auditorëve të munëshëm.
Përgjegjësia për raportimin e tatimeve me kohë dhe të saktë përball Administratës tatimore
Të ofrojë raport financiar të plotë, të saktë dhe në kohë dhe analizë të atillë të funksionimit, që menaxhmenti të ketë informata financiare të nevojshme për vendim marrje.
Të përhap dijeni financiare në biznes për të përmirësuar performancën komerciale të biznesit. · Përgjegjësi individuale për vazhdimësinë e biznesit dhe sigurinë e informatave në përputhje me politikat dhe procedurat e CACTTUS sh.a.
· Bashkepunon me menaxheret e departamenteve dhe ofron keshillon per iniciativa te planifikimit nepermjet analizave financiare , raporteve dhe rekomandimeve.

Themelon praktika financiare dhe të kontabilitetit, sisteme dhe procedura në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IAS)
Kualifikimi dhe përvoja:

Kualifikim i pranuar për Kontabilitet. Preferohet përvojë pune së paku 5 vite në menaxhment të financave. Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës angleze në të folur dhe shkruar. Njohuri të mire të programeve financiare dhe aftësi për përdorimin e MS Office.

Të gjithë kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet te pershkruar mëposhë:

· Aplikacionin per Punesim te cilin mund ta gjeni ne web faqen e Cacttus
· CV e detajuar;
· Letër përcjellëse e cila shpjegon interesin tuaj për këtë pozitë;
· Kopje të Diplomave dhe Çertifikatave te kurseve të përfunduara që pasqyrojnë kualifikimet përkatëse;
· Referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;

Aplikacionin per Punesim te plotësuar se bashku me dokumentet percjellese duhet të dorëzohen përmes e-mail adresës: jobs@cacttus.com deri më daten 12 Maj 2008
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren në intervistë

Tel. : 038246888

Cel. : 044505355