PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxhere



SHAGA shpk
31.10.2013, 15:52
Shoqëria SHAGA sh.p.k, është një nga kompanit më të mëdha në tregun Shqiptar për sa i përket artikujve në fushën e mobilimit të shtëpive, zyrave, shkollave, lokaleve të ndryshëm, sallave të mbledhjeve, leksioneve, hoteleve etj. Sot ushtron aktivitetin e saj me filiale Vlorë, Tiranë dhe Lushnje. Nga viti në vit ajo ka rritur veprimtarinë e saj në fushën e importimit, tregëtimit dhe prodhimit.
Si rrjedhojë e organizimit, drejtimit, teknologjisë dhe kërkesave të tjera që plotësojmë, në vitin 2005 shoqëria jonë është çertifikuar me çertifikatën ISO 9001-2000.

Shaga shpk kerkon:


Koordinatore ne Departamentin e Shitjeve

Qellimi i Pozicionit: Te asistoje klientet dhe perfaqesuesit e shitjeve per te mundesuar arritjen e objektivave te kompanise per shitjet.


Detyrat dhe Pergjegjesite:


Te monitoroje procesin e kryerjes se porosive nga Perfaqesuesit e Shitjeve dhe procesimin e tyre nga Specialisti/ja e Shitjeve .
Te asistoje ne zgjidhjen e problemeve te qe mund te kete gjate procesit te pergatitjes se porosive
Te pergatise oferta te ndryshme drejtuar klienteve .
Te raportoje me shkrim per mbarevajtjen e punes tek Manaxheri I Shitjeve
Te update databasen e klienteve.
Te asistoje klientet kur vijne ne kompani
Detyra te tjera te kerkuara nga manaxheri I shitjeve direkt.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:


Edukimi:Te kete mbaruar studimet e larta, preferohet dega Administrim-Biznes.

Eksperiencë pune: Eksperience pune ne pozicione te ngjashme, jo me pak se 2 vit.

Aftësite:


Aftesi shume te mira per te punuar ne grup,
Aftesi te shkelqyera komunikuese.
Aftesi analizuese.
Ndjenje pergjejgjesie.
Aftesi per te punuar ne ngarkese.

Aftesi te tjera:

· Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
· Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.


TE INTERESUARAT TE DERGOJNE CV ME FOTO NE ADRESEN:
E-MAIL: valmirap@gmail.com

Do te kontaktohen vetem personat e perzgjedhur nga CV.