PDA

View Full Version : Elbasan, ofroj vend pune part time Sanitare



VisionFund Albania
17.10.2013, 16:47
Njoftim për vend të lirë pune

VisionFund Albania, program i mikrokredisë së organizatës World Vision Albania, kërkon të punësojë:

Sanitare pranë Degës Elbasan
(Part Time - Me kohë të pjesshme- 2 orë në ditë)

VisionFund Albania ofron kredi për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit në zonat rurale dhe gjysmë-urbane ku ka hapur degë të saj. VisionFund Albania synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:

Përgjegjëse për pastrimin e të gjitha ambjenteve të brendshme të zyrës dhe pjesën në hyrje të zyrës
Pastron nga pluhurat të gjitha pajisjet e zyrës duke përfshirë karrike, tavolina, kompjuterat etj.
Pastron dhe mirëmban ambjentin e kuzhinës
Përgjegjëse për larjen dhe pastrimin e xhamave

__________________________________________________ ___________________________________

KERKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:

Te ketë përfunduar arsimin e mesëm.
Të kenë mbi 3 vjet eksperiencë pune të ngjashme në institucione
Aftësi shumë të mira komunikimi
Aftësi për të punuar në grup
Të ruajnë konfidencialitetin
Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës
Të ketë gadishmëri dhe fleksibilitet për t’u përshtatur me nevojat e kompanisë


Preferohen kandidatët me ekperiencë pune të mëparshme
Preferohen kandidatët që jetojnë në rrethin e Elbasanit.

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV në adresën email: hr@visionfund.al ose të telefonojnë në numrin 0 42 248 668.


Data e mbylljes së aplikimeve është: 24 Tetor, 2013 ora 18:00
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen