PDA

View Full Version : Durres, ofroj vend pune Magaziniere-Logjistik Durres



ALUFLOR Burime njerezore
31.07.2015, 11:09
Ky pozicion konsiston në ruajtjen dhe administrimin e çdo materiali që ndodhet në magazine, si dhe evidentimin e çdo lëvizje të tij.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Është përgjegjës për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e gjithë materialeve që ndodhen në magazinë.
• Bën inventarizimin e materialeve, dokumenton çdo lëvizje në magazinë (hyrje ose dalje), si dhe transferon materiale të kompanisë sipas një kërkese të aprovuar nga administratorja e kompanisë.
• Është përgjegjës për ruajtjen e vlerave materiale sipas kushteve teknike që kërkon secili prej tyre.
• Është përgjegjës për rregullsinë dhe ligjshmërinë e plotësimit të të gjithë dokumentacionit të hyrjes (marrjes në dorëzim) apo daljes (dorëzimit) të materialeve, si fletëhyrje, fletëdalje, proçesverbale etj.
• Mbikëqyr aktivitetin dhe shpërndan detyrat për punëtorët e magazinës.
• Plotëson ditarin e magazinës për çdo lëvizje, hyrje-dalje dhe dokumentat dhe kartelat përkatëse.
• Mban proçesverbale për çdo incident, thyerje, dëmtim apo shpërdorim.
• Mban inventarin e gjendjes së mallit në magazinë dhe përgatit raporte.
• Bën raportime ditore tek eprori i drejtpërdrejtë.
• Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.


Kualifikimi i kërkuar:
• Diplomë e arsimit të lartë.
• Njohje e mirë e një gjuhe të huaj (Preferohet gjuha Angleze).
• Aftësi shumë të mira organizuese dhe koordinuese.
• Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
• Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
• Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.


e-mail: as.bnj@aluflor.com