PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist TIK per Aplikacionet Bankare



Union Bank
10.10.2013, 23:35
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesorete Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 300 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet epunonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojen per punesimin e nje Specialisti ne TIK per mirembajtje dhe zhvillim te sistemeve Bankare. Ftohen te aplikojne kandidatete pershtatshem per kete pozicion ne Drejtorine e Pergjithshme, ne Tirane.





Specialist TIK dedikuar per mirembajtje dhezhvillim te Aplikacioneve Bankare




Pergjegjesitekryesore:

· Parametrizim i sistemit baze bankar duke perfshire edhe parametrizim dhe mirembajtje te sistemit SWIFT dhe sisteme te tjera ndihmese.

· Identifikim i problemeve ne parametrizim apo ne funksionalitet, testim dhe implementim i permiresimeve ne keto sisteme.

· Analize dhe krijim i produkteve te reja ne sistemin baze bankar bazuar ne kerkesen e biznesit.

· Suport per perdoruesit e sistemit baze bankar

· Zhvillim sipas nevojes te moduleve dhe aplikacione vendihmese.



Eksperienca dhe kualifikimet e kerkuara:

· Diplome universitare ne Informatike, Elektronike apo deget e se njejtes fushe.

· Minimumi 2 vjet eksperience ne sektorin bankar, sherbimeTIK

· Eksperience me Oracle DB 10g/11g

· Eksperience me programe te raportimit si: CrystalReports, BO ose Oracle BI.

· Aftesi te mira te te kuptuarit te ciklit te zhvillimit te software-ve dhe njohuri te bazave te te dhenave Oracle, MS SQL Server dhe njohuri ne PL/SQL, J2EE e XML.

· Aftesi te mira ne zgjidhjen e problemeve.



Aftesi te tjera:

· Aftesi te shkelqyera nderpersonale

· Njohuri te avancuara te gjuhes Shqipe dhe Angleze

· I/E afte te punoje ne grup dhe te perballoje njekohesisht disa detyra.


Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 20 Tetor 2013:

- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin

- CV

ne njeren nga adresat e meposhtme:


Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane

Fax: +355 4 2272 880

E-mail: hr@unionbank.al (hr@unionbank.al)



Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.